Pavarësisht stinës apo kushteve të motit, atletet nuk do të na dalin kurrë nga qejfi. Prandaj s’është kurrë keq të marrim ca ide të reja kombinimesh

Dhe nuk e kemi fjalën për treshen e pandashme xhinse-bluzë të bardhë-atlete, por për fustanet më ‘in’ të këtij sezoni.

Si t’i veshim me atlete?! Shikoni dhe frymëzohuni!

Kush tha që një fustan feste s’vishet me atlete?

Një palë atlete në ngjyrë pastel do ta bënin fustanin tuaj me detaje dantelle të dukej dyfish më bukur. Dhe mund ta vishni në çdo orë të ditës!

Nëse keni një palë atlete akull të bardha, zgjidhni një fustan neon. Është kombinim i paparë!

Nuk është e thënë që fustanet elegantë të vishen vetëm me balerina.