Ndiqni këshillat e një dermatologu për një strukturë të pastër dhe të lëmuar të lëkurës

Poret e zmadhuara janë zakonisht gjenetike, por për fat të mirë ato mund të zvogëlohen.

Hapi i parë është t’i zhbllokoni, pra të hiqni të gjitha papastërtitë që i bëjnë më të mëdha dhe kështu do t’i tendosni, transmeton Telegrafi.

Pastrimi i poreve – acidet

Acidet alfa hidroksi (AHA) dhe beta hidroksi acidet (BHA) janë shumë të rëndësishme për pastrimin e poreve pasi ato gjithashtu do të parandalojnë përhapjen e tyre të mëtejshme.

Acidet AHA dhe BHA ndërpresin lidhjen midis qelizave tuaja dhe sipërfaqes së lëkurës suaj për të zhbllokuar poret”, thotë dermatologu Joshua Zeichner nga Nju-Jorku.

Acidet AHA veprojnë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës dhe e bëjnë atë rrezatuese dhe të lëmuar, ndërsa BHA-ja depërton më thellë dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës që grumbullohen në pore.

Këto pika të zeza janë veçanërisht të zakonshme në lëkurën e yndyrshme të prirë ndaj akneve, shkruan në Marie Claire.

Për sa i përket përdorimit të acideve në kujdesin e fytyrës, trajtimet bëhen kryesisht në sallone, por ato ofrohen edhe pa recetë. Megjithatë, nëse jeni duke menduar për acidet, është mirë të konsultoheni me një ekspert në sallonin tuaj të bukurisë.

Ngushtimi i poreve – retinol

Vitamina A përmes retinolit lehtëson rrudhat dhe aknet, largon njollat nga fytyra dhe gjithashtu redukton poret. Fuqia e retinolit është se stimulon lëkurën të prodhojë kolagjen, gjë që e bën atë të lëmuar, të pastër dhe në këtë mënyrë poret ngushtohen.

Megjithatë, retinoli mund të irritojë lëkurën në fillim, ndaj është e rëndësishme të konsultoheni me një ekspert për këtë.

Kremrat me faktor mbrojtës

Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme të vendosni krem kundër diellit në fytyrën tuaj, veçanërisht në ditët e verës. Nga njëra anë, ato do t’ju mbrojnë nga të gjitha rreziqet e ekspozimit në rrezet e diellit direkte dhe poret do të jenë më pak të dukshme.

“Dielli shkatërron kolagjenin në lëkurën tuaj dhe kolagjeni e bën lëkurën tuaj të zhdërvjellët dhe të tendosur. Nëse kolagjeni në lëkurë është gjithnjë e më pak, poret do të bëhen më të mëdha”, thotë Rachel Nazarian, dermatologe nga Nju Jorku.

Laserët

Në fund mjeku shton se laserët janë një nga zgjidhjet për poret. Procedurat me laser në shtresat më të thella e barazojnë lëkurën, kështu që ju merrni efektin e retinolit dhe acideve AHA dhe kremrave kundër diellit në një.

Megjithatë, këto procedura nuk janë të lira dhe është shumë e rëndësishme që të pyesni paraprakisht për ekspertin që do të kryejë procedurën. /Telegrafi/