LAJMI I FUNDIT:

Si të reagojmë kur fëmija për herë të parë dashurohet…

Si të reagojmë kur fëmija për herë të parë dashurohet…

Qoftë fjala për dashurinë sekrete me një vajzë të këndshme nga klasa apo dashuria që e shfaqin tinejxherët ndaj yjeve të muzikës, te shumica e fëmijëve dashuria e parë lind kur arrijnë në moshën e tinejxherit.

Koncepti i dashurisë së parë serioze dhe i puthjeve të para, sipas rregullit, janë të rezervuara për vitet e moshës së tinejxherëve, por edhe fëmijët në shkollën fillore, madje edhe dukshëm më herët, tregojnë interesim për gjininë e kundërti.


Është në pyetje koha kur fëmijët janë shumë të ndjeshëm, prandaj ju si prindër duhet të reagoni mençur dhe t’i kushtoni vëmendje të veçantë.

Bëhuni i kujdesshëm

Mos i anashkaloni dhe këto dashuri të para vetëm pse ju duket se fëmija është shumë i vogël. Në adoleshencën e hershme ndjenjat bëhen më të forta por kjo nuk do të thotë që ndjenjat e mëhershme ishin më pak të rëndësishme. Mënyra e reagimit tuaj me të kuptuar për shfaqjen e ndjenjave të para të fëmijës suaj do të formojnë mënyrën se si ai do flasë me ju në të ardhmen për lidhjet e tjera, a do t’ju tregojë çdo gjë apo do t’ju mbaj të fshehta.

Mos i zbuloni sekretet

Lërini të kënaqen me dashurinë e tyre, dhe të besoj se ajo çka ndjejnë për shokun e klasës, është dashuri. Mos i zbuloni sekretet sado simpatike që ju duken dhe sado që keni nevojë t’i tregoni ato.

Të gjitha në kohën e vet

Për biseda dashurie nuk është koha për shumë detaje, përveç nëse fëmija nuk pyet vet se nga vijnë bebet.

Përcillni fëmijët tuaj

Kur i vogli juaj ju thotë se është marrëzisht i dashuruar, përcillni entuziazmin e tij. Nëse sillet në mënyrë qesharake, atëherë dhe ju mund të bëni pak shaka rreth kësaj gjëje, por në rast se ai mundohet të flasë seriozisht për këtë, atëherë dhe ju duhet ta merrni seriozisht dhe t’i tregoni atij që me të vërtetë ju intereson se çfarë ju tregon ai.

Jepini atyre hapësirë

Edhe pse ju vdisni për të ditur më shumë dhe t’i dini të gjitha detajet rreth ndjenjës së fëmijës suaj, pyetjet e tepërta mund të kenë kundërefekt tek fëmijët, dhe vjen deri tek tërheqja. Lërini fëmijët që t’ju ofrohet ai vetë e ju të jeni gjithmonë gati për të, edhe nëse bëhet fjalë për një mbështetje më të voglën. Pavarësisht se a është dashuri një filloristi apo adoleshence, gjëja më e rëndësishme është ta përkrahni atë.

Mos e injoroni dhe mos ia zvogëloni rëndësinë e ndjenjave, dhe fëmija i juaj do të rritet duke e ditur se tek ju gjithmonë mund të gjejë mbështetjen dhe mund t’ju drejtohet sa herë janë pyetje ndjenjat dhe emocionet, dhe kjo është shumë e rëndësishme në moshën më të vjetër, atëherë kur i duhen më shumë këshilla dhe udhëheqje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori