Nga: Gideon Rachman / The FInancial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Gjatë vizitës time në Uashington, gjatë javës së kaluar, m’u duk e habitshme se sa e zakonshme është bërë biseda për luftën mes ShBA-së dhe Kinës. Ky diskutim është ushqyer nga deklaratat e hapura të gjeneralëve amerikanë që flasin për datat e mundshme për fillimin e armiqësive.
Këto komente, megjithëse të pamatura, nuk buruan nga asgjëja. Janë reflektim i diskutimit më të gjerë që po zhvillohet në Uashington, për Kinën – brenda dhe jashtë qeverisë. Duket se shumë njerëz me ndikim mendojnë se lufta SHBA-Kinë është jo vetëm e mundshme, por edhe e besueshme.
Retorika që del nga Pekini është gjithashtu luftarake. Muajin e kaluar, Qin Gang – ministër i jashtëm i Kinës – tha se “nëse pala amerikane nuk ndalet dhe nëse e vazhdon rrugën e gabuar … konfrontimi dhe konflikti” është i pashmangshëm mes të dy kombeve.
Teksa përpiqen t’i stabilizojnë marrëdhëniet me Kinën, Luftën e Ftohtë zyrtarët amerikanë e shohin jo si paralajmërim, por si model të mundshëm. Disa e citojnë periudhën e uljes së tensioneve në vitet 1970, si shembull i stabilitetit strategjik në të cilin dy superfuqitë armiqësore, të armatosura deri në dhëmbë, mësuan të jetojnë me njëri-tjetrin pa shkuar drejt e në luftë.
Ulja e tensioneve u arrit vetëm pas kalimit të krizave të rrezikshme të mëhershme të Luftës së Ftohtë. Pikërisht pas asaj që një zyrtar amerikan e quajti si “përvojë pranë vdekjes” – kriza kubane e raketave më 1962, ndoshta më e afërta ku bota mësyu drejt luftës gjithëpërfshirëse bërthamore – kur Uashingtoni dhe Moska e kuptuan nevojën për t’i stabilizuar marrëdhëniet.
“Linjë urgjente telefonike” u krijua mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit në vitin 1963. Nga ushtria sovjetike dhe ajo amerikane filluan të bisedojnë më rregullisht me njëri-tjetrin, për ta larguar frikën nga stërvitjet ushtarake apo nga sulmet e mundshme me raketa. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të vendosë “barrierat” e ngjashme për ta parandaluar rrezikun e konfliktit aksidental.
Megjithatë, Pekini nuk është i gatshëm për këtë. Komentet e ministrit të Jashtëm kinez, për rreziqet e konfliktit dhe të konfrontimit, erdhën në kontekstin e një refuzimi të qartë të “barrierave” të sugjeruara nga Amerika, të cilat, siç tha ai, janë vetëm një mënyrë për ta detyruar Kinën “të mos reagojë … kur përgojohet ose sulmohet”.
Kundërshtimi kryesor i qeverisë së Xi Jinpingut është se administrata Bidenit po përpiqet t’i institucionalizojë operacionet ushtarake të ShBA-së, gjë të cilën Kina në esencë e konsideron si të paligjshme. Sipas kinezëve, Amerika nuk ka pse të japë premtime që ta mbrojë Tajvanin (një provincë rebele, sipas tyre) ose të kryejë operacione të lirisë së lundrimit në jug të Detit të Kinës – të cilin Pekini e pretendon pothuajse në tërësi. Siç thotë një zyrtar i Uashingtonit – “ata mendojnë se biseda jonë për barrierat është si t’ia japim rripin e sigurimit një shoferi që lëviz me shpejtësi”.
Amerika, nga ana e vet, e sheh Kinën si shofer të rrezikshëm. Zyrtarët amerikanë e kanë theksuar ngritjen ushtarake kineze përgjatë dekadave, duke përfshirë këtu rritjen e shpejtë të arsenalit të armëve bërthamore. Kina gjithashtu ka shtuar stërvitjet ushtarake në brigjet e Tajvanit, të cilat gjithnjë e më shumë duken si prova për pushtim.
Është i zymtë vlerësimi i Amerikës për qëllimet politike dhe strategjike që qëndrojnë në bazë të këtyre lëvizjeve. Zyrtarët amerikanë besojnë se Xi Jinpingu ka vendosur që “ribashkimi” i Kinës kontinentale dhe Tajvanit duhet të jetë pjesa qendrore e trashëgimisë së tij. Ata gjithashtu mendojnë se ai është i përgatitur që ta përdor forcën për ta arritur këtë qëllim – dhe se ai i ka thënë ushtrisë së vet që të jetë gati për këtë, deri në vitin 2027. Nëse kjo është e vërtetë, vendosja e “barrierave” nuk do të mjaftojë për ta siguruar paqen.
Pra, përveç përpjekjes për ta rifilluar dialogun e rregullt, amerikanët po përpiqen t’i ndryshojnë llogaritjet e Jinpingut për kostot dhe përfitimet e përdorimit të forcës ushtarake. Kjo do të thotë të punosh me aleatët për t’i shtuar gjasat e parandalimit të tmerrit në Indo-Paqësor.
Administrata e Bidenit mendon se kjo po shkon mirë. Ata flasin për rritje të konsiderueshme në shpenzimet ushtarake të Japonisë; nënshkrimin e traktatit Aukus midis Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së; afërsia më e madhe në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Delhit; forcimi i Quad-it që lidh Amerikën, Indinë, Japoninë dhe Australinë; dhe vendimi i Filipineve për t’ia lejuar ShBA-së qasjen e gjerë në bazat pranë Tajvanit. Siç thotë një zyrtar amerikan, ashiqare i kënaqur: “Kemi vënë shumë pika në tabelë.”
Në të njëjtën kohë, amerikanët po përpiqen ta paraqesin si të parëndësishme frikën se po kërkojnë ta pengojnë ekonominë kineze. Lidhjet e thella ekonomike mes ShBA-së dhe Kinës janë mënyra e dukshme në të cilën rivalitetet aktuale ndryshojnë nga koha e Luftës së Ftohtë.
Megjithatë, përgatitjet për konflikt vazhdojnë me shpejtësi nga të dyja palët. Në këtë rivalitet të militarizuar, frenimi i njërës palë është përshkallëzim i palës tjetër. Rreziku i dukshëm është se Uashingtoni dhe Pekini po futen në një cikël veprimi dhe të reagimit që i çon ata pranë pragut të një konflikti të drejtpërdrejtë.
Kjo në vetvete paraqet rrezik. Gjithashtu, e bën gjithnjë e më të pamundur për Pekinin dhe Uashingtoni që të bashkëpunojnë për sfidat globale me të cilat përballen të gjitha vendet – nga parandalimi i pandemisë së ardhshme, te ndryshimet klimatike, menaxhimi i inteligjencës artificiale [AI]. Përdorimet e mundshme ushtarake të kësaj teknologjie janë aq dramatike sa që Uashingtoni dhe Pekini do të jenë shumë të kujdesshme për t’i bashkuar njohuritë që kanë, edhe nëse të dyja palët mund t’i shohin rreziqet e mundshme për njerëzimin nga zhvillimi i AI-së “që merr rolin e Zotit”.
Njerëzit që e drejtojnë politikën e ShBA-së këmbëngulin se qëllimi i tyre afatgjatë është arritja e “stabilitetit strategjik” me Kinën. Kjo ende duket se është shumë larg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij