Familjet e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë afërsisht tre herë më shumë energji sesa shtetet evropianë, gjë që është një barrë për buxhetin familjar. Nisma të ndryshme janë përpjekur ta rrisin vetëdijen për këtë çështje dhe të ndryshojnë sjelljen e njerëzve.
Mesatarisht, një familje shpenzon pothuajse 50% të kostove të saj vjetore të energjisë për ngrohje dhe për ftohje. Investimi i produkteve me efiçiencë energjetike në shtëpi ose banesa (izolim, dritare dhe dyer, kaldaja, pompa të nxehtësisë, kolektorët solar për ujë të ngrohtë, sistemet fotovoltaike, ndriçimi, ventilimi, rezervuarët e ruajtjes së ujit të nxehtë) zvogëlon konsumin e panevojshëm të energjisë. Në këtë mënyrë, familjet përfitojnë kursime të drejtpërdrejta financiare. Përveç kursimit të energjisë dhe parave, produktet me efiçiencë energjetike përmirësojnë standardet e jetës së njerëzve dhe zvogëlojnë emetimet e gazrave serë, si CO2.
Për shembull, nëse keni izoluar një shtëpi me sipërfaqe 200 m2 e cila ngrohet krejtësisht duke përdorur një kaldajë elektrike, kostot vjetore për ngrohje janë rreth 1.100 Euro. Nëse e ndryshojmë sistemin aktual me një pompë nxehtësie e cila do të na lejojë jo vetëm ngrohjen por edhe ftohjen e shtëpisë, kostoja vjetore mund të zbresë në 650 Euro në vit. Kjo do të gjenerojë kursim 450 Euro në vit për ngrohje/ftohje.
Familjet e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë afërsisht tre herë më shumë energji sesa shtetet europiane, gjë që është një barrë për buxhetin familjar. Nisma të ndryshme janë përpjekur ta rrisin vetëdijen për këtë çështje dhe të ndryshojnë sjelljen e njerëzve.
Vitet e fundit, qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë investuar gjithnjë e më shumë në produkte me efiçiencë energjike, me qëllim që të kursejnë energji dhe para, por edhe për ta zvogëluar ndotjen e ajrit. Një nga programet që mbështet familjet në këto përpjekje është Programi i BERZH – WB GEFF. Sipas të dhënave nga Programi GEFF, në 3 vitet e kaluara, mbi 4.000 familje nga Ballkani Perëndimor, prej të cilave rreth 800 familje në Kosovë, kanë përmirësuar efiçiencën e energjisë në shtëpitë e tyre përmes këtij programi. Qytetarët e Kosovës më së shumti investojnë në dritare, izolim të mureve, kaldaja me biomasë dhe pompa nxehtësie. Investimi i përgjithshëm në vendin tonë shkon mbi 5.5 milion Euro.
Për të zvogëluar konsumin e tepërt të energjisë në një shtëpi apo banesë, duhet të filloni nga baza. Kjo nënkupton zvogëlimin e humbjeve të nxehtësisë duke izoluar muret dhe çatinë, si dhe duke instaluar dritare dhe dyer me efiçiencë energjetike. Pas kësaj, duhet të zgjidhni një sistem efiçient për ngrohje. Nga eksperienca jonë, pompat e nxehtësisë kanë provuar të jenë një zgjedhje shumë e mirë, veçanërisht në kombinim me ngrohjen nën dysheme.
Deri më tani, Programi i BERZH – WB GEFF ka kontribuar në uljen e konsumit të energjisë me 18.000 MWh në vit dhe uljen e emetimeve të CO2 me 6.300 ton në vit që ndryshe përkthehet sikur të jenë larguar nga komunikacioni gati 4.000 makina çdo vit.
Për të llogaritur afërsisht kursimet që vijnë nga instalimi i teknologjive me efiçiencë energjetike, Programi GEFF ka zhvilluar një Kalkulator të Kursimeve të Energjisë i cili është i disponueshën online. Familjet mund të llogarisin lehtësisht kursimet që mund të arrijnë nëse investojnë në teknologji të ndryshme, në varësi të burimit të energjisë që përdorin. Ata gjithashtu mund të marrin informacione se si aktivitetet e tyre ndikojnë në emetimet e gazrave serë.
Programi GEFF gjithashtu ka krijuar një katalog online të produkteve me efiçiencë energjetike – Selektori i Teknologjisë i cili i bën bashkë të gjitha produktet të cilat janë të paktën 20% mbi ato standarde, kur bëhet fjalë për efiçiencën e energjisë. Të gjitha produktet kontrollohen dhe aprovohen nga inxhinierë të pavarur të angazhuar nga BERZH. Programi është edhe më tërheqës pasi përfshin grant deri në 20% nga Bashkimi Europian. Rreth 4.000 produkte efiçiente janë regjistruar dhe investimi shkon drejtpërdrejt tek tregtarët lokalë për ta fuqizuar më tej ekonominë.
Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme si dhe shërbime për individët.
GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), i financuar nga Unioni Europian, dhe i realizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Programi i Bashkëpunimit Teknik në kuadër të Programit mbështetet nga Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi me donatorët është thelbësor për promovimin e teknologjive të gjelbërta.
Financimi i Programit GEFF bëhet përmes partnerëve financiarë: Banka TEB, KRK – Kreditimi Rural i Kosovës dhe AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë.
Për më shumë informata, vizitoni GEFF në Kosovë faqen në Facebook e cila ofron këshilla falas për produkte me efiçiencë energjetike dhe cilat marka janë të aprovuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës