Si të kuptoni që fëmija juaj ka hundë të devijuar: Gjashtë simptoma janë kyçe

Vetëm një shenjë i mjafton, ja si ta trajtoni atë
Problemet e frymëmarrjes mund të tregojnë probleme të shumta shëndetësore, por këto janë simptoma të devijimit të hundës te fëmijët.
A është e vështirësuar frymëmarrja e fëmijës tuaj? A ka ai një rrjedhje të vazhdueshme të hundës? A gërhin gjatë gjumit dhe merr frymë me gojë të hapur?
Nëse përgjigjja për të gjitha pyetjet e mësipërme është “po”, fëmija juaj mund të ketë hundë të devijuar, transmeton Telegrafi.
Simptomat e përgjithshme të devijimit janë:
▪ Rrjedhje kronike e hundës
▪ Gjakrrjedhje kronike nga hunda
▪ Hunda e bllokuar kronike, veçanërisht në njërën anë
▪ Frymëmarrje e rëndë
▪ Infeksionet e shpeshta të sinuseve
▪ Frymëmarrje e zhurmshme gjatë gjumit
Meqenëse foshnjat lindin me një refleks të frymëmarrjes nga hunda dhe mësojnë të marrin frymë nga goja vetëm në muajin e dytë të jetës.
Devijimi manifestohet kryesisht si vështirësi në frymëmarrje me hundë, gjë që e bën të pamundur që ata të ushqehen normalisht dhe në këtë mënyrë bëjnë më pak progres.
Si ta trajtoni devijimin e hundës
Në shumicën e rasteve, pediatri fillimisht përshkruajnë sprej për hundë, por përdorimi shumë i gjatë mund të shkaktojë probleme varësie apo edhe të përkeqësojë simptomat. Pediatrit paralajmërojnë se kjo metodë trajtimi nuk do ta korrigjojë gjendjen, por vetëm do të zbusë simptomat. Mënyra e vetme për të korrigjuar devijimin është një operacion i quajtur septoplastikë.
Septoplastika është një lloj kirurgjie plastike rikonstruktive që kryhet tërësisht përmes vrimave të hundës. Ndonjëherë kombinohet me procedura të tjera që do të mundësojnë frymëmarrje më natyrale përmes hundës (p.sh. operacioni i sinusit, kauterizimi i hundës, endoskopia e hundës ose zvogëlimi i turbinatit inferior).
Ky lloj operacioni kryhet më shpesh në adoleshencë (të paktën 16 vjeç për vajzat dhe 17-18 vjeç për djemtë) sepse kërci i tyre është ende në zhvillim dhe një procedurë e hershme mund të ndikojë në rritjen e mesit të fytyrës.
Megjithatë, nëse pengimi i hundës është i rëndë dhe shkakton probleme të konsiderueshme në frymëmarrje, septoplastika mund të kryhet në një moshë më të hershme. Mjekët pediatër sqarojnë se nuk operohet çdo devijim i hundës, por vetëm format më të rënda, transmeton “Pediatric ent Associates”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi