Para tërmetit në Turqi, Abdullah Senel kishte “nerva prej çeliku”.
Por këto ditë, vetëm të qenit brenda një shtëpie e bën atë nervoz – dhe mjafton vetëm zhurma e një aeroplani që fluturon sipër për ta vënë atë në siklet.
“Isha i patrembur në të kaluarën, por tani një zhurmë e vetme është e mjaftueshme për të më trembur”, ka thënë 57-vjeçari për AFP, përcjell Telegrafi.
“Gjithçka më kujton tërmetin, madje edhe zhurma e një aeroplani”.
Tërmeti shkatërrues i muajit të kaluar me magnitudë 7.8 rrafshoi qytete të tëra, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë.
Në Kahramanmaras, një qytet turk pranë epiqendrës së tërmetit, të mbijetuarit mbeten të përhumbur nga trauma një muaj pas.
“Ka kaluar një muaj, por për mua është si dje”, citohet të ketë thënë Adem Serin teksa shikonte makineritë e rënda duke hequr grumbujt e rrënojave në kompleksin e shumëkateve ku humbën jetën qindra njerëz.
“Nuk mund ta kalonim tronditjen. Më gjeti tërmeti në katin e 11-të të një pallati të lartë”, tha Serin, gruaja e të cilit është 5 muajshe shtatzënë.
“Unë mund të dëgjoj ende britmat e njerëzve që bërtasin për ndihmë në çdo kat. Kjo dhimbje nuk do të largohet kurrë”.
Dhe përpjekjet për të hequr rrënojat e kudogjendura tani dominojnë qytetin me 1.1 milionë banorë.
Punëtorët që mbërritën nga e gjithë Turqia spërkasin me ujë mbi mbeturinat dhe kamionët e ngarkuar me rrënoja që lëvizin përgjatë rrugës duke pritur për të hedhur mbeturinat në një vendgrumbullim jashtë qytetit.
Retë e pluhurit
Kolonat e pluhurit që dalin nga pastrimi mbulojnë horizontin, të bartura nga era dhe duke gjeneruar re gri që shihen nga kilometra larg, duke mjegulluar dukshmërinë në rajonin e rrethuar nga male.
“Këtu hiqen çdo ditë 200 deri në 250 ton mbeturina, ne po hedhim ujë që të mos ‘shqetësojnë’ mjedisin dhe të mos krijojnë pluhur”, ka thënë Eren Genc, nga drejtoria e pyjeve në provincën lindore të Sivasit.
Ai tha: “Ne nuk pamë asnjë trup, por dje kishte një erë të fortë”, duke drejtuar një zorrë në pllakat e betonit.
Operatorët ndonjëherë hasin në objekte të çmuara ndërsa punojnë për të hequr rrënojat.
Levent Topal, nga autoriteti i ujësjellësit në rajonin e Detit të Zi, tha se ekipi i tij vuri re një kasafortë në rrënoja plot me dollarë, euro, ar dhe dokumente.
“Nuk i prekim kurrë, ia dorëzojmë policisë që gjen pronarin”, ka treguar ai.
Një burrë 54-vjeçar ndërmori një rrezik të madh dhe u ngjit në katin e shtatë të ndërtesës së tij për të marrë sende – pavarësisht rrezikut dhe më shumë se 11,000 pasgoditjeve që pasuan tërmetin.
“E di që është e rrezikshme”, pranoi Veli Akgoz ndërsa ngarkoi një derë dhe shufra perdesh në makinën e tij.
E gjithë familja e tij prej 13 personash, të cilët dikur jetonin në pesë banesa të ndryshme, tani do të futen në një shtëpi fshati.
‘Nuk ka zgjedhje’
Zyrtarët thonë se gati dy milionë njerëz të mbetur të pastrehë nga tërmeti janë vendosur tani në tenda, shtëpi kontejnerë, bujtina ose konvikte brenda dhe përtej rajonit – por kjo është larg nga plotësimi i nevojave të shumë të tjerëve, përcjell Telegrafi.
Disa njerëz e kalojnë natën në shtëpi të dëmtuara për shkak të mungesës së tendave, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve.
“Ne jemi të frikësuar, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë Solmaz Tugacar, duke kërkuar dëshpërimisht një tendë me fqinjët e saj në sheshin kryesor të qytetit, ku të mbijetuarit e tërmetit rreshtohen për të marrë ushqim ose çaj nga kamionët e ndihmës.
Disa banorë janë mobilizuar në nivel lagjeje.
Në një pjesë të Kahramanmaras që ofron një pamje panoramike të qytetit, një duzinë tendash janë vendosur në kopshtin e zyrave dykatëshe të një autoriteti lokal.
Vendasit mbulojnë tokën me qilima që ata nxorën nga një xhami historike, minarja e së cilës ra nga tërmeti.
Ibrahim Yayla, një teknik 31-vjeçar i energjisë elektrike, është një nga të mbijetuarit e strehuar në ato çadra me dy fëmijët dhe gruan e tij.
“Ne jemi mirë tani pasi moti është i mirë, por çfarë do të ndodhë nëse bie shi?”, pyeti ai duke mbajtur në krah fëmijën e tij dy muajsh.
E parukieri Arif Guckiran e mori çështjen në duart e tij në këtë lagje kur “mukhtari” lokal, ose kreu i vendit, iku pas tërmetit.
Ai grumbulloi pelena dhe ushqim, duke përfshirë fasule në disa dhoma të ndërtesës për t’ua shpërndarë atyre në nevojë, por theksoi mungesën e madhe të pajisjeve të gatimit.
“Ditën tjetër një kamion i ngarkuar me qymyr mbërriti poshtë kodrës…”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash
Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri