Kosova nuk paraqet më “konflikt të ngrirë” derisa lufta realisht nuk ka përfunduar, por as nuk bën të kthejë veriun e saj në një gjendje të ngrirë. Investimi për të gjetur zgjidhje politike, për marrëdhëniet midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, është dukshëm më i fokusuar në këtë vitin e fundit. Sot, shumë prej rasteve të njohura të konflikteve të ngrira – që për dekada me radhë kanë qenë të sponsorizuara nga Rusia – po “shkrihen” në rrjedhë dukshëm të shpejtë. Në veçanti pas tronditjes së merituar të Rusisë. Prandaj, një ngrirje e re e pjesshme, territorialisht, do t’i përshtatej Rusisë së thyer këmbësh, por me butonë të kuq afër dorësh.
Në lëshim eventual të momentumit ndërkombëtar e euroatlantik, ideja e “luftës” dhe ideja “ngrije veriun, shkriji të tjerat” edhe mund të rikthehen si kërcënim real. Derisa lufta si kërcënim ka përgjigjen “ne mbrohemi bashkë me NATO-n”, ideja e “ngrirjes së veriut” parandalohet me kujdesin dhe veprimet e përbashkëta në arritje të qëllimeve të përbashkëta.
Gjenerali James Mattis ka thënë: “Asnjë luftë nuk përfundon derisa armiku të thotë se përfundoi. Ju mund të mendoni se ka përfunduar, mund ta shpallni të përfunduar atë, por, në fakt, armiku e ka një votë aty”. Dhe, është krejtësisht e qartë se saherë që Serbia çon në ajër aeroplanët luftarakë – sado që shumicën e tyre të lodhur i ka – ajo në të vërtetë është duke luajtur në “votën” e vet për mospërfundimin e luftës.
Kjo – jo që nuk është e njohur – duhet të argumentohet në secilin nivel të secilit shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së, përmes një kampanje profesionalisht të përgatitur diplomatike të Kosovës, e që dorën në zemër është një prej sektorëve që ka mrizuar pakuptimshëm dhe kështu po dëmton momentumin e të vërtetës së Kosovës. Një model argumentimi i këtillë është dëshmuar i suksesshëm në aktivitetet informuese për planin e transicionit të FSK-së në mandat ushtarak, në vitin 2018.
Sido që të jetë, me apo pa aeroplanë efektivë të Serbisë në kufijtë verior të Kosovës, edhe parandalimi, edhe mbrojtja e Kosovës bazohet dukshëm në aftësinë tonë për të bashkëpunuar me NATO-n.
Sikurse Sun-Tzu në “Artin e luftës” para rreth 2500 vjetëve ka thënë: “Arti i luftës na mëson të mbështetemi jo në mundësinë që armiku nuk vjen, por në gatishmërinë tonë për ta pritur; jo në shancën që ai nuk na godet, por mbi faktin se kemi bërë pozicionet tona të pamposhtura”. Pozicionet tona të pamposhtura janë me NATO-n. E për të përforcuar edhe më tutje parandalimin e luftës, këto pozicione të pamposhtura duhet të jenë edhe për NATO-n.
Se nuk mbrohemi vetë, është politikë nacionale e sigurisë e normuar në dokumentin më të lartë të politikave të sigurisë. “Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial realizohet në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me praninë e trupave ushtarake ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja dhe me partnerët strategjikë të Kosovës.” (Strategjia e Sigurisë së Kosovës, fq. 11 – miratuar më 25 tetor 2022).
Pra, vetëm dy muaj e gjysmë më parë, udhëheqja e Qeverisë dhe më pas edhe Kuvendi tha, ndër të tjera, se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial realizohet në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me NATO-n dhe me partnerët strategjikë. Prandaj, secila kërkesë publike për të thelluar koordinimin dhe bashkëpunimin e plotë është në vijë me këtë. Tekefundit, është në vijë me të atë që hjenerali Mattis i ka quajtuar “fakte brutale”.
Dhe, faktet brutale të Kosovës në këtë dimension përfshijnë pretendimin territorial të Serbisë, pavarësisht se Qeveria përmes Strategjisë së Sigurisë së Kosovës e ka vlerësuar si “të ulët” mundësinë e një sulmi konvencional ushtarak të Serbisë, porse ka identifikuar se Serbia e ka bërë të qartë qëllimin e saj për mundësinë e ndërhyrjes. (Strategjia e Sigurisë së Kosovës, fq. 7-8).
Prandaj, politika e sigurisë që “ne mbrohemi bashkë me NATO-n” duhet domosdoshmërisht të nënkuptojë që ne e dëshmojmë se ndajmë dhe promovojmë vlerat e njëjta dhe që sulmi ndaj nesh është sulm ndaj vlerave të promovuara nga NATO-ja. Dhe, sigurisht, ne nuk udhëzojmë NATO-n se si të interpretojë këto vlera. Edhe kur kjo nënkupton argumentimin rreth kërkesës së NATO-s “për t’u përmbajtur nga veprimet provokuese të të dy palëve”. Dorën në zemër, deklarimet e tilla të partnerëve tanë më shumë flasin për ngecjen tonë në argumentim, veprim e koordinim sesa për arritjet e Serbisë në luftën hibride.
Tekefundit, çështjen e veprimit të pranisë ndërkombëtare ushtarake (që udhëhiqet nga NATO) e kemi të kodifikuar në Kushtetutën e Kosovës. Në Nenin 153, ndër të tjera precizohet se “Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 … Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.”
Serbia synon të pengojë çfarëdo mundësie të arritjes së një marrëveshje politike me Kosovën, e në cilën domosdoshmërisht do të pranonte se Kosova ekziton si shtet dhe jashtë juridiksionit të saj. Jo që nuk e di këtë, por po lufton për ta minuar atë. Porse, Serbia këtë synim dëshiron ta realizojë përmes Kosovës dhe duke fajësuar këtë. Duke tentuar të fsheh duart nga zjarri, porse duke i fryrë atij hapur, Serbia dëshiron që të aplaudojë secilit veprim jo krejtësisht të matshëm me indikatorë suksesi të Kosovës. Sikurse që në disa raste Kosova u fut dhe mbeti në rrethin për të cilin as në ëndërr nuk do ta dëshironte. Serbia po ngrit në ajër aeroplanët e vet luftarakë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare demokratike po kërkon që “palët të përmbahen nga veprimet provokuese e unilaterale”.
Targat: Pavarësisht se vendimi ishte krejtësisht ligjor dhe i drejtë, Kosova as nuk hoqi targat ilegale të kohës së regjimit të Millosheviqit, as nuk arriti që t’i bindë apo detyrojë serbët lokalë në komunat veriore t’i ndrrojnë ato me targa të Kosovës, as nuk i siguroi ata që ta bëjnë këtë në rastet kur pranonin, as nuk ndëshkoi bartësit e këtyre targave ilegale dhe as ata që përdorën dhunë për të mos lejuar fqinjtë e vet të ndërronin këto targa. Për më tutje, as nuk shtyu këtë vendim dhe as nuk e zbatoi. Thjesht, vendimi për targa është në gjendje të NGRIRË.
Zgjedhjet Lokale: Pas largimit të serbëve nga pozitat e zgjedhura në nivel komunal në veri, u vendos që zgjedhjet të mbahen më 18 dhjetor 2022. Pas konsultimeve me parti politike dhe vlerësimit të institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit, ato u zhvendosën për në datën 23 prill 2023. Dhe, se si funksionojnë këto komuna deri atëherë, por edhe më e rëndësishme a do të mbahen zgjedhjet më 23 prill 2023 apo edhe çka duhet të ndodh që ato të mbahen e të pranohen ndërkombëtarisht, do të presim të ‘shkrihet’ situata! Pra, zgjedhjet lokale realisht janë vendim me pikëpyetje dhe nëse nuk realizohet atëherë mund të kthehet në gjendje të ngrirë.
Policia dhe rendi publik: Largimi me motiv politik e etnik i serbëve lokalë të veriut nga Policia e Kosovës ka vënë limbo. As nuk ka policë atje që mund t’i ndihmojnë qytetarët hallexhinj, as që të ndëshkojnë qytetarët problematikë në kundërvajtje, as të zbatojnë ligjin në raste penale, as të transferojnë një të burgosur deri në Prishtinë, as të largojnë pengesat në rrugë dhe as të vendosin kontrolle patrulluese të rëndomta. Kështu, policët e dërguar në komunat tona në veri të vendit nuk arrijnë të kujdesen për rendin publik. Ndërsa, konkursi i hapur – sipas legjislacionit në fuqi – për policë të rinj, Kosovës i duhet të jetë i suksesshëm. Por, bazuar në pamundësitë e Kosovës në çështjen e targave dhe të zgjedhjeve lokale, atëherë edhe konkursi për policë të rinj mund të shihet si me pak indikacione suksesi në mungesë marrëveshjeje me partnerët fillimisht.
Kështu, aftësia reale e Policisë në komunat tona veriore është në gjendje të ngrirë.
Formula alternative “Ngrije veriun, shkriji të tjerat” ishte përmendur edhe në faqen 24 në raportin nr. 206 të Grupit Ndërkombëtar të Krizave “Kosova dhe Serbia pas mendimit të GJND-së” të datës 26 gusht 2010, ku përpos kësaj për veriun ishin parashikuar tri opsione: plani i Ahtisaarit, autonomia e zgjeruar, ose shkëmbimi i territoreve.
“Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktikat pa strategji është zhurma para humbjes”, ka thënë Sun-Tzu tek “Arti i luftës”.
Kjo duhet të jetë e qartë për elitën institucionale, politike e shoqërore në Kosovë. Pra, nëse kemi një strategji vepruese me taktika të duhura për të mbuluar të gjitha mangësitë që na paraqiten në rrugën drejt realizimit të objektivave strategjike nacionale. Derisa, ndërhyrja e Serbisë përbrenda Kosovës është identifikuar dhe dëshmuar të jetë e madhe.
Në Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, miratuar më 25 tetor 2022, në faqen 8 shprehimisht thuhet se “ndërhyrja në çështjet e brendshme të Kosovës, nga shteti serb nëpërmjet ndikimit dhe instrumentalizimit të komunitetit serb, dhe veprimtarisë së strukturave ilegale të mbështetura nga shteti serb përqendrohet kryesisht në pjesën veriore të Kosovës. Integrimi jo i plotë i kësaj pjese të popullsisë është rezultat i qëllimeve jo-miqësore të Serbisë dhe tendencave të vazhdueshme të saj që të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike”.
Prandaj, strategjia jonë vepruese duhet që edhe të ndalojë qëllimet jomiqësore të Serbisë, edhe të mos lejojë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, edhe të thellojë bashkëpunimin me NATO-n, edhe të parandalojë luftën, edhe të mos lejojë “ngrirjen e veriut”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje