Aplikacioni i motit na e ka thjeshtëzuar jetën e përditshme. Tani nuk ndodh shpesh që shiu të na zërë në befasi, pa çadër në çantë dhe pa këpucët e duhura

Duket se këto ditë shiu do të bëhen pjesë e jona, kështu që duhet të mendojmë se si të krijojmë pamjen perfekte dhe komode për një ditë me shi.


Disa rregulla kryesore që duhen mbajtur parasysh janë: jo atlete prej rrobe, të cilat mund të jenë super-thithëse, shtoni veshjet me ngjyra të lehta dhe përdorni sa më shumë xhaketat e lëkurës ose një material tjetër që nuk e depërton ujin.

Për ta zgjidhur këtë dilemë të ditës, këtu kemi mbledhur disa veshje së bashku me disa këshilla që do ju hyjnë në punë në këto ditë me shi.

1 640 0 5f848a4516e74

Për një stil 'casual' mund të zgjidhni xhinset me fund të gjerë, të kombinuara me çizmet e gjata deri tek kyçi i këmbës.

2 640 0 5f848a5eba328

Nëse temperaturat bien, por ju nuk u ndaheni fustaneve, mund të provoni këtë stil të veçantë, që jo të gjithë guxojnë ta bëjnë.

3 640 0 5f848a937e8a4

Në mënyrë instiktive, kur bëhet fjalë për pantallonat e shkurtra, i mendojmë ato të kombinuara me atlete ose sandale. Por kambalet janë një alternativë e këndshme për t'i kombinuar dhe për t'i mbrojtur këmbët nga pellgjet me ujë.

4 640 0 5f848aa849218

Në një ditë të zymtë duhet të zgjidhni rroba të ndritshme dhe më e rëndësishmja, zgjidhni ngjyrat e lehta. Duke qenë se në këto ditë ndihemi më të plogësht, rrobat që zgjedhim duhet të na gjallërojnë.

5 640 0 5f848ab72fa23

Pantallonat komode që keni, të cilat janë më pranverore, mund t'i përdorni dhe në këtë sezon. Të kombinuara me një pallto të gjatë dhe me çizme me zinxhirë.

6 640 0 5f848ace12945

Këpucët e shiut nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj. Ato janë tepër komode në këtë lloj gjatësie dhe janë më të kombinueshme në ngjyrë të errët, shkruan Class.

7 640 0 5f848ade79e9f

Në përgjithësi, vajzat i urrejnë ditët me shi, pasi modeli i tyre i flokëve nuk mund t'i mbijetojë lagështirës. Një kapele e tillë mund të jetë zgjidhje për ju. Përveçse do të dukeni stil, do të ruani dhe flokët tuaj të stiluar.

8 640 0 5f848af255d05

Pa dyshim që thjeshtësia është 'qershia mbi tortë'. Një fustan njëngjyrësh, i kombinuar me çizme dhe më pas sipër mund të vishni xhup, triko, xhaketë, pallto etj. Gjithashtu, mund ta kombinoni me çfarëdolloj aksesori që dëshironi, në bazë të aktivitetit që keni gjatë ditës. /Telegrafi/