Anksiositeti tek fёmijёt ёshtё dukuri e shpeshtё gjatё kohёs para ndёrhyrjes kirurgjike dhe anestezionit. Shqetёsimet emocionale tё sprovuara nga fёmijёt gjatё procedurave brenda spitalit kanё filluar tё studiohen shumё vite mё parё.
Dr. Shpresa Hasimja
Specialiste – anesteziologe
Anksioziteti si brengosje apo shqetёsim ёshtё reaksion normal ndaj ndonjё veprimi stresues, qё mund tё nёnkuptojё pёrballimin me ndonjё situatё tё vёshtirё, apo me nxitje tё individit tё ballafaqohet me kёtё situatё.
Mirёpo, nёse ky anksiozitet ёshtё i tepruar, atёherё tek fёmijёt paraqiten shenjat e deliriumit emergjent, dhimbjet postoperative, ndryshimet e sjelljes si: çrregullimet e gjumit, vёshtirёsitё gjatё ushqimit, urinimi nё shtrat, plogështia, apo ndryshimet nё aktivitetet shoqёrore.
Njё ndjenjё e tillё e tensionit, frikёs, nervozёs dhe brengosjes ёshtё e pranishme edhe tek prindёrit, prandaj fenomeni i tillё bart nё vete njё kompleksitet ndaj tё cilit duhet qasje e veçantё pёrmes mёnyrave tё ndryshme.
Tё mёsuarit pёr t’u pёrballur me ndarjen nga prindёrit ёshtё proces i domosdoshёm pёr zhvillimin e fёmijёs. Pёrderisa pёrvoja e ndarjes nё çerdhe dhe shkolla ndihmon nё zhvillimin psikologjik dhe formimin e personalitetit, eksperiencat tjera tё ndarjes si kjo nё rastin konkret gjatё anestezionit dhe operacionit mund tё shkaktojnë konfuzion dhe anksiozitet, prandaj identifikimi i faktorёve qё do tё kenё ndikim tek kёto fenomene ёshtё i rëndësisë sё veçantё.
Anksioziteti i ndarjes tek fёmijёt fillon nga mosha 7-8 muaj, ndёrsa kulmin e arrin aty nga mosha një vjeçare. Intensiteti i kёtij fenomeni zvogёlohet me moshё pёr shkak tё rritjes sё kapaciteteve tё njohjes, kujtesёs, dhe aftësive tjera. Fëmijët e moshёs 1-5 vjeç janё tё rrezikut mё tё madh pёr paraqitjen e anksiositetit ekstrem.
Kjo ndodh pёr shkak tё psikobiologjisё sё anksiozitetit tё ndarjes. Sa do tё jetё traumatike njё ndarje e tillё, do tё varet prej zhvillimit individual tё fёmijёs (sa do tё jenё sensibil ndaj rrethanave tё reja), eksperiencёs prindёrore, trashëgimisë gjenetike dhe stabilitetit tё mjedisit nё tё cilin ёshtё rritur. Poashtu hospitalizimet e mëhershme si dhe vizitat e rralla tek pediatri mund tё jenё prediktues pёr zhvillimin e anksiozitetit tё kёtij lloji.
Programet pёrgatitore pre-operative
Nga hulumtimet e shumta tё kёsaj lёmie, pёrmes programeve pёrgatitore preoperative pёr fёmijёt si dhe pёr prindёrit, studiuesit janё munduar tё trajtojnё dhe tё parandalojnё fenomenin e tillё. Aktualisht aftёsia e pёrballjes konsiderohet si mёnyra mё efikase e intervenimit tek programet përgatitore pёrmes modelimit me terapi “lojё”, vizitёs dhe njohjes sё hollit operativ, informimit pёrmes revistave tё ndryshme, etj.
Komunikimi me shkёmbim tё informatave
Pёrmes kёtij komunikimi, bёhet arritja e besimit nё mes tё stafit mjekёsor dhe fëmijës. Pёr tё arritur kёtё rezultat ekzistojnё disa mёnyra; qoftё pёrmes sqarimeve mё tё detajuara mbi procedurat operative nё revista pёrkatёse (fotografive dhe vizatimeve), qoftё pёrmes vizitave nё hollet e traktit operator qё perceptimi i realitetit nga ana e fëmijës tё jetё sa mё objektiv.
Poashtu faktor i rёndёsisё sё veçantё ёshtё njoftimi dhe konsultimet e vazhdueshme tё prindёrve me stafin mjekёsor, prania e tyre gjatё marrjes sё premedikacionit, mundёsia e pranisё sё tyre gjatё fazёs sё induksionit (hyrjes nё anestezion) tё fëmijës.
Nё kёto raste, zvogёlimi i anksiozitetit tё prindit do tё zvogёlonte frikёn dhe brengosjen tek fёmijёt, e me kёtё do tё reduktohej sasia e dhënies sё medikamenteve seduese. Rezultati do tё ishte njё hyrje e qetё nё anestezion dhe satisfaksion mjaft i lartё pёr anesteziologun. Domosdoshmerisht, kjo do tё arrihej me pёrgatitjet dhe njohuritё e problematikёs pёrmes programeve preoperative pёr prindёrit.
Premedikacioni – menaxhimi i periudhёs preoperatore pёrmes medikamenteve
Metoda e tillë e ‘relaksimit’ tё fёmijës pёrmes ilaçeve nё dhomё tё zgjimit pёrpara arritjes nё sallё tё operacionit ku kontakti verbal ende është i ruajtur është treguar si mёnyrё mjaft efikase, posaçërisht me prani tё prindёrve.
Zakonisht njё procedurё e tillё preferohet mbi moshёn 6 muajshe, aplikohet pёrmes gojёs, bari është i pёrzier me ndonjë lёng frutash qё t’i largohet shija e hidhur.
Janё edhe mёnyra tё tjera tё aplikimit si ajo rektale dhe transdermale, mirёpo metoda pёrmes gojёs ёshtё mё e pranueshmja nga fëmijët. Dhёnia e lodrave pёrpara procedurёs nё fjalё është treguar si mёnyre mjaft efikase pёr mosrefuzimin e kёtij ilaçi.
Programet përgatitore psikologjike
Kёto programe, duke qenё mjaft tё rëndësishme do tё duhej tё përshtateshin sipas moshёs, shkallёs sё zhvillimit dhe eksperiencave tё mёhershme. Vendosja e komunikimit me fёmijёt, si dhe aftёsia e tyre tё dёgjojnё, interpretojnё dhe tё pёrgjigjen nё informatat e përbashkëta, janё gjёra tё paparashikueshme nё sensin qё tё gjitha kёto varen nga situata.
Pёr fëmijët e grupmoshёs nёn 6 vjeç informimi dhe bashkëpunimi sё bashku me prindёrit e tyre pёrmes programeve pёrgatitore do tё ishte shumё i mirёseardhur. Pёr moshёn mё tё rritur tё fëmijëve, mёnyrat mё tё sofistikuara pёrgatitore si ato pёrmes internetit, tanimё janё tё pranuara dhe vazhdojne tё jenё mё tё preferuarat.
Nё fund, fёmija ende mbetet qenia mё e sinqertë, prandaj mёnyra se si do t’i qasemi atyre, ёshtё pёrcaktuese e arritjes sё suksesit tё procedurёs sё trajtimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe