Volkswagen vendosi të përfundojë prodhimin e Beetle në Brazil në vitin 1986.

Prodhuar në fabrikën Anchieta, kjo makinë ishte udhëheqës i shitjeve në shumë shtete, përfshirë edhe Brazilin.


Përveç kur i erdhi momenti kësaj makine të  pensionohej, kjo fabrikë donte ti jepte një lamtumirë me një krijim të një versioni të veçantë të kufizuar dhe të numëruar për të festuar lamtumirën e saj, transmeton Telegrafi.

"Ndonjëherë avancimi teknologjik i një kompanie nuk është në atë që bën ajo, por në atë që nuk bën", tha VW në njoftimin dhe kjo ishte cilësuar si Seria e Artë.

fusca us 31 1612087959936 v2

us diploma 1611936910596 v2

fusca usd interior 1611965648046 v2

Kjo makinë nuk është për shitje dhe vetëm 22 qarkullojnë sot - pjesa tjetër janë vjedhur ose të shkatërruara.

Më i lakmuari kishte vetëm 130 kilometra dhe u ble në vitin 2018 - në një shkëmbim të rrallë duarsh - nga koleksionisti Adriano Cerrão, i cili pretendon të ketë paguar 100,000 dollarë për modelin.

Tashmë kjo makinë vlerësohet të kushtojë deri në 150 mijë dollarë. /Telegrafi/

fusca usd num 1611967403446 v2

fusca us 850 tatita 1611969717904 v2