LAJMI I FUNDIT:

Si plaket vagjina: Këto tri gjëra e presin pothuajse secilën femër!

Si plaket vagjina: Këto tri gjëra e presin pothuajse secilën femër!

Meqenëse muskujt e vagjinës me kalimin e moshës dobësohen, mund të shfaqet prolapsa e organeve gjenitale, të cilat ndonjëherë shërohen nëpërmjet ndërmarrjeve kirurgjikale

Nuk janë vetëm rrudhat në fytyrë dhe flokët e thinjur shenja të cilat zbulojnë moshën.

As vagjina nuk është imune ndaj plakjes. Këto janë ndryshimet nëpër të cilat ajo kalon pas çdo feste të ditëlindjes:


Ngjyra dhe forma

Vagjina e cila ende nuk ka hyrë në kohën para menopauzës ka ngjyrë të trëndafiltë dhe është e lagësht.

Mirëpo, kur në kohën para menopauzës trupi zvogëlon tajitje estrogjeni, mukoza e vagjinës bëhet e zbehtë, humbë vëllimin, elasticitetin dhe është më pak e lagësht, transmeton Telegrafi.

Prolapsa

Meqenëse muskujt e vagjinës me kalimin në moshë dobësohen mund të ndodhë prolapsa (pozita e çrregullt, lëvizja) e organeve gjenitale. Me këtë problem ballafaqohen rreth 50 për qind e femrave.

Gjinekologu do të rekomandojë ushtrime për vagjinë – më të popullarizuarat janë ushtrimet e Kegelit, ndërsa në rastin më fundit ndërmarrje kirurgjikale me të cilin organet do të kthehen në vend.

Thatësia

Thatësia e vagjinës është edhe një ndër problemet me të cilat femrat ballafaqohen gjatë plakjes. Për shkak të thatësisë mund të jenë të dhembshme marrëdhëniet seksuale, bile edhe aktivitetet e përditshme si p.sh., ecja. Këtë problem mund ta zbusni nëse do të shmangni mjetet e forta për larje të zonave intime.

Kur niveli i estrogjenit bie, vagjina humb lagështinë ndërkaq pH-ja rritet dhe shtohet edhe rreziku nga infeksionet. Infeksionet përpiquni t’i pengoni me mjete natyrale, duke e përshtatur ushqimin, duke eliminuar sheqernat dhe hidrokarburet e zbrazëta, duke pirë jogurt dhe duke bartur rrobat intime të pambukta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Moda
Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Shtatzëna
Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Moda
Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Flokë dhe stil
Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Fëmija juaj
Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori