Si një krismë pushke - amerikani zgjohet nga zhurma kur një copëz akulli përplaset nga tavani në dhomën e tij të gjumit

Një burrë nga Wisconsin u zgjua me panik kur një copë akulli gati 5 kilogramë, vërshoi përmes tavanit në dhomën e tij të gjumit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ken Millermon tha se ai ishte në shtrat në shtëpinë e familjes së tij në Elk Mound, kur copa e akullit u përplas nëpër çati dhe në dhomën e gjumit.
Pronari e krahasoi zhurmën e përplasjes me atë të krismës së armës.
Origjina e copës së akullit megjithatë mbetet një mister. Shërbimi Kombëtar i Motit në Chanhassen, tha se retë e stuhisë në zonë të martën në mëngjes nuk ishin aq të forta sa të shkaktonin breshër me madhësinë e copës së akullit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































