Flamuri i kaltër me hartën e artë në ballë të saj dhe yjet që bëjnë roje përmbi, ishte vështirë të gjendet me shumicë më 17.02.2008, diku tjetër përpos institucioneve qendrore.
Sidoqoftë për të përmbushur një ‘profeci’, ish-koloneli i Policisë i cili ishte përgjegjës për Dhomën Komanduese, Destan Thaçi donte të shpërfaqte që prej asaj dite të shkurtit të ftohtë, të gjitha institucionet e Kosovës do jenë vatra të një Republike.
Thaçi, atëbotë drejtor i Policisë në Rajonin e Prishtinës tregon se si kishte shprehur dëshirën që flamurin e ri të Kosovës ta vendosin në krye të Policisë në Prishtinë.
“Flamuj nuk kishim por duke iu falënderu kryetarit Isa Mustafa në atë kohë që i thashë “çomi nja tre flamura”, një e kam ndalë me e shënju atë ditë dhe kemi dalë e kemi rreshtu njësinë speciale përpara dhe e kemi ngrit flamurin këtu ku po e shihni tash dhe pastaj vazhduam me detyrat”, rrëfeu Thaçi për Kallxo.com.
Flamuri së bashku me stemën e shtetit më të ri në Evropë ishte miratuar në pikën e rendit të dytë në seancën e jashtëzakonshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Deri te akti i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Kosova kishte ndërtuar një Shërbim Policor.
Disa qindra metra afër Kuvendit eprorët e policisë ndërtuan një dhomë të komandës e cila do menaxhonte tërë situatën.
Hierarkia e lartë e këtij shërbimi drejtohej nga policia e UNMIK-ut dhe çdo operacion deri më 17.02.2008 ishte nën ombrellën e këtij misioni të OKB-së.
Me shpalljen e pavarësisë policia ndryshoi kompetencat e saj dhe u shndërrua në Polici të Republikës së Kosovës.

Destan Thaçi, ish-drejtor i Policisë në Rajonin e Prishtinës
Thaçi i cili tashmë është në pension, e kujton fare mirë punën e tij dhe ekipit, për ta mbajtur rajonin e Prishtinës në nivel të lartë të sigurisë në mënyrë që asnjë incident i vogël mos të e shkatërrojë magjinë e asaj date.
“Ne kemi pas informata se atë ditë do të shpallet Kosova shtet i pavarur dhe sovran. Nga dhoma komanduese që unë e kam udhëhequr me stafin komandues ku kanë marr pjesë edhe KFOR-i, OSBE-ja dhe të gjithë eprorët e njësive të rajonit të Prishtinës, kemi marrë vendime ekipore për realizimin e planit operativ që e kemi pas për atë ditë”, tha Thaçi.
Në bazë të informatave që kishin poseduar nga terreni, Thaçi tregoi se si kishin marrë vendime ekipore për realizimin e planit operativ, anipse nuk kanë pasur sinjale që do të ketë ndonjë incident.
“Ka shku krejt normal, festimet kanë zgjatë jo vetëm atë ditë”, tregoi Thaçi.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës