LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi ngjarja tragjike në Tiranë, gjyshja arriti të shpëtonte por foshnja jo

Si ndodhi ngjarja tragjike në Tiranë, gjyshja arriti të shpëtonte por foshnja jo

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një banesë mori flakë dhe për pasojë humbi jetën foshnja gjashtë muajshe.

Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thuhet se zjarri ka rënë në bodrum në një ambient të izoluar, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të bombolës që përdorej për gatim.


Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes foshnja 6-muajshe
Lexo po ashtu Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes foshnja 6-muajshe

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm gjyshja bashkë me foshnjën ndërsa nëna nuk ndodhej aty.

Mësohet gjithashtu se gjyshja ka dalë sapo ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërriti zjarrfikësja.

Në vendngjarje u ndërhy me dy njësi zjarrfikëse dhe foshnja mundi të dalë e gjallë nga banesa, por humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori