Pavarësisht se e folura e fëmijëve varet nga zhvillimi i tyre fiziologjik, prindërve të rinj u nevojiten disa këshilla për t’i ndihmuar të vegjlit në këtë drejtim. Pa sforcime të mëdha, ju do t’ia dilni që t’i mësoni fëmijës suaj të flasë sa më parë.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin? Po të vegjlit si mund t’i stimuloni në shtëpi për belbëzimet e tyre të para apo për të thënë fjalë të vogla? Asnjë sforcim apo ushtrime specifike.
Edhe e folura, si të gjitha etapat e rëndësishme të zhvillimit të bebes, duhet të jetë një pasazh fiziologjik dhe spontan. Por, gjithsesi, për ata që janë bërë prindër për herë të parë, disa këshilla janë tepër të nevojshme.
Shumë pyetje
Pyetjet janë mjaftë të rëndësishme, kur fëmija fillon të flasë dhe të bëjë përpjekjet e para për bashkëveprim. Për t’u shmangur janë pyetjet “pilote”, ose më saktë ato që kërkojnë përgjigje të komplikuara, sepse nëpërmjet tyre ju rrezikoni stimulimin e turpit te fëmijët.
Ndaj, më mirë bëni pyetje që e vënë fëmijën përpara zgjedhjes. Për shembull: “Do makinën apo arushin për të luajtur?”. Fëmija në këtë mënyrë do të thotë patjetër një nga dy fjalët.
Rëndësia e dialogut
Dialogo gjithmonë dhe zakonisht. Nëse thonë se është e dobishme t’i flisni të voglit kur ai është ende në barkun e nënës, imagjinojeni kur janë prezentë fizikisht në shtëpi. Për të stimuluar të folurin e tyre, nuk ka metodë më të mirë sesa të shkëmbeni fjalë me ta.
Përshkruani gjithçka ndodh rreth atyre, duke treguar përralla dhe anekdota. Nxisni emocionet e tij me pyetje të vogla që nuk kërkojnë përgjigje. Ndër të tjera, është mirë që fëmijën tuaj ta përgëzoni kur ai fillon të flasë fjalët e para, me buzëqeshje dhe komplimente.
Sa më shumë fjalë
Shumë fjalë, të tijat por sidomos edhe tuajat. Prindërit duhet ta “rrethojnë” fëmijën e tyre me sa më shumë fjalë të ndryshme. Pra ju duhet t’i përshkruani me fjalë gjithçka e rrethon, që nga objektet deri te ngjyrat, njerëzit, vendet dhe jo vetëm!
Thelbësore është që të mos plotësoni çdo nevojë të fëmijës, duke ndjekur drejtimin e gishtit të tij, por ndihmojeni të shprehet, qoftë edhe me rrokje. Ndërkohë ju si prindër duhet të jeni të parët që të flisni gjithmonë në mënyrë të qartë dhe me fjalë të plota. Kështu, fëmija juaj do të shkojë drejt perfeksionimit të të folurit.
Lexoni, lexoni dhe lexoni sa më shumë
Aleatë të mirë në këtë kuptim janë librat që, siç dihet, nuk janë vetëm për të rriturit. Përkundrazi. Këshilla është që t’i lexoni fëmijës suaj sa më shumë të mundeni, ndoshta duke e joshur edhe me vizatime dhe figura në qoftë se aftësia e vëmendjes së tyre është ende shumë e ulët.
Ndërkaq, perfekte janë edhe lojërat interaktive, që e përfshijnë beben me tinguj e ngjyra dhe fjalë të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?
Java e 21-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani peshon rreth 350 gramë, por ju mund të përjetoni shqetësime të reja shtatzënie
Java e 33-të e shtatzënisë: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion për t’u ulur dhe fjetur, ndërsa bebja juaj godet gjithnjë e më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën