Thomas Tuchel është favorit për të zëvendësuar trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone dhe ai mund të kërkojë të sjellë me vete një numër yjesh të Chelseat.

Presioni po rritet mbi strategun legjendar afatgjatë të spanjollëve pas largimit poshtërues nga futbolli evropian.


Por, fatkeqësia e këtij sezoni në Ligën e  Kampionëve nuk është e vetmja, ndërkohë që është edhe pas liderit të ligës, Barcelonës me 13 pikë, mund të bëjë që Atletico të ndajë rrugët me Simeonen.

Simeone është një legjendë e Atleticos

Fichajes  pretendon se Tuchel është favorit për të marrë drejtimin nëse Simeone largohet dhe ai mund të transformojë pamjen e skuadrës spanjolle.

Një numër yjesh të menaxhuar nga Tuchel në Chelsea mund të bëjnë ndryshimin, si dhe disa objektiva transferimi që u identifikuan gjatë mbretërimit të tij 20-mujor në “Stamford Bridge”.

mountauba

Një nga ata yje mund të jetë Mason Mount, i cili është në një ngërç për rinovimin e kontratës me Chelsean.

Pierre-Emerick Aubameyang iu bashkua Chelseat në verë dhe ishte i emocionuar për të punuar nën Tuchel, me të cilin punoi edhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Mount, Nkunku dhe Aubameyang mund të formojnë një treshe vdekjeprurëse në Atletico

telegrafi sport app