Nga: Jason Burke, ekspert për çështjet e sigurisë / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Për më shumë se 150 vjet jetojmë me terrorizmin. Si sëmundje e trashëguar, kalon brez pas brezi. Valët e dhunës e pasojnë njëra-tjetrën. Anarkistët e hershëm, fashistët, revolucionarët e viteve 1960, rrëmbyesit e viteve 1970, nacionalistët militantë te viteve 1980, ekstremistët islamikë ose nxitësit e urrejtjes së ekstremit të djathtë, që të gjithë janë variacione të një teme të zymtë.
Dekadat e strategjive të sigurisë dhe debatet mbi përkufizimet, nuk kanë arritur në asnjë përfundim në lidhje me “shkaqet rrënjësore” e të pakuptueshme të terrorizmit. Që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, pamë përpjekjet më të qëndrueshme kërkimore – që janë bërë ndonjëherë. Kjo ka çuar në njohuri shumë më të thella dhe në komplote të panumërta të hidhura, por jo në një përgjigje të pagabueshme se si mund ta parandalojmë një numër relativisht të vogël të individëve që të shkaktojnë përçarje masive, humbje jete dhe paqëndrueshmëri në shkallë planetare – përmes një veprimi të vetëm.
Ende nuk e dimë se kush saktësisht i planifikoi sulmet ndaj Izraelit, të nisura nga Hamasi më 7 tetor, por jemi mjaft të sigurt se ata nuk janë të shumtë. Aspektet e sigurisë bëjnë me dije se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve kanë konceptuar dhe planifikuar një operacion që çoi në vdekjen e më shumë se 1 400 njerëzve, kryesisht civilë, dhe që rajonin e zhyti në një nga krizat më të thella ndër shumë vite. Hakmarrja e Izraelit në Gazë ka shkaktuar tronditje të mëtejshme, në mbarë botën. Fuqia që terrorizmi ia jep një individi ose një grupi të vogël, për t’ia dhënë formën ngjarjeve në mënyrë kaq dramatike, mund të jetë njëra prej arsyeve për qëndrueshmërinë e fenomenit.
Natyrisht, kjo mund të kontestohet. Një politolog do të tregojë faktorët e shumtë në sfond, që mundësojnë që një sulm i caktuar terrorist të ketë pasoja kaq të fuqishme, duke e parë atë thjesht si një shkëndijë që ndez materialin e djegshëm ekzistues. Një historian do ta përshkruajë rrugën e gjatë dhe shpeshherë të vrenjtur, që kulmin e arrin në çdo ngjarje të tillë të dhunshme. Ekspertët mund të theksojnë se pasojat janë rrallë të parashikueshme ose të dëshirueshme, nga vetë autorët, gjë që duhet t’i dekurajojë ata, por kjo nuk ndodh. Sepse, kështu nuk mendojnë ata që e përdorin terrorizmin për të bërë ndryshime rrënjësore, për të prishur një proces politik që ata e kundërshtojnë, për ta detyruar një vend të ndryshojë politikat dhe qëndrimet e veta, për të propaganduar, radikalizuar dhe polarizuar, ose thjesht për të terrorizuar. Për ata, i pakuptimtë duket mohimi se përdorimi i dhunës vrastare jep fuqi për të formësuar rrjedhën e ngjarjeve.
Kjo shpjegon se pse shpeshherë ka kaq shumë argumente se kush saktësisht është përgjegjës për secilin sulm. A është një grup i vogël që vepron në mënyrë të pavarur, apo ata janë përfaqësues të një akteri më të fuqishëm? Është një histori e gjatë e shteteve që fajësojnë “dorën e fshehur” të një sponsori të keq. Në fillim të viteve 1980, zyrtarët e presidentit Ronald Reagan i fajësuan sovjetikët për rritjen e dhunës terroriste në mbarë botën. Sigurisht që Moska e inkurajoi një aktivitet të tillë, por ta drejtosh gishtin te superfuqia rivale kjo do të thotë ta keqkuptosh atë që po ndodhte.
Të habitur dhe të hutuar nga sulmet e 11 shtatorit, disa zyrtarë në administratën së George W Bushit, gabimisht vendosën se al-Kaida nuk ka mundur të veprojë si e vetme, porse një shtet – Iraku – duhej të ishte i përfshirë. Ose, të paktën do të qëndrojë pas sulmi të tillë të radhës. Sot, shtetet rivale vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për nxitje të terrorizmit. Ndonjëherë, akuzat e tilla justifikohen. Shpeshherë jo.
Tashti ka argumente për sulmet terroriste në Izrael. Irani ka motiv dhe mjete, ndërsa prej kohësh e ka mbështetur Hamasin me fonde, me armë dhe shumëçka tjetër. Ai gjithashtu ka një histori të sponsorizimit të dhunës – diku tjetër në rajon. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë prova të qarta të përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe se zyrtarët e lartë në Teheran u befasuan nga lajmet për masakrën në Izraelin jugor. Cilado qoftë e vërteta, aspektet e sigurisë bëjnë me dije se ishte shumë i vogël numri i atyre që planifikuan dhe organizuan sulmin, me shumë mundësi me vetëm një shifër të vetme.
Por, nëse fuqia e dukshme që jep dhunën e tillë mund ta shpjegojë tërheqjen e shtrembëruar për terrorizmin, për disa, kjo nuk shpjegon se pse nuk e kemi e gjetur mjetin për ta vaksinuar veten kundër kësaj sëmundjeje. Mbase, thjesht nuk mundemi.
Në shumicën e botës, funksionojnë shumë mirë sistemet e krijuara për të na mbrojtur nga dhuna e të tjerëve. Zakonisht, jeta jonë është pa kërcënime të tilla. Shumë njerëz nuk e shohin kurrë një trup të vdekur. Nuk shohim vrasje në rrugët tona. Por, duhet të kaloni pak kohë në një vend pa qeveri funksionale, pa sistem të drejtësisë penale dhe pa shërbime sigurie, për të kuptuar se sa e brishtë është kjo arritje.
Përdorimi i papritur i dhunës – i përcaktuar nga Fjalori Kollins i Gjuhës Angleze [Collins English Dictionary] si thyerje ose shpërthim; si inkursion apo pushtim – në jetën tonë, është edhe më tronditës. Terrorizmi na bën të ndihemi thellësisht si të pambrojtur. Kuptohet, kërcënimi ndihet si i afërt. Edhe nëse e dimë se në aspektin statistikor është jashtëzakonisht i pamundur, duket sikur herën tjetër mund të jetë aeroplani ynë ai që sulmohet, ose zyra, treni, shkolla e fëmijëve tanë, shtëpitë tona.
Terrorizmi e shfrytëzon hendekun midis shpresave tona, se shumica nuk mund të mbrohen nga pakica e dhunshme dhe nga realiteti ku çdo mbrojtje e tillë mund të jetë veçse e paplotë. Kjo është arsyeja se pse mund të ketë efekte kaq shkatërruese dhe destabilizuese, prandaj, si taktikë, vazhdon të jetë tërheqës për disa.
Njëqind e pesëdhjetë vjet më parë kjo ishte e vërtetë, është e vërtetë tani dhe pa dyshim do të jetë në dekadat e ardhshme. Edhe atëherë ne do ta kërkojmë ilaçin për terrorizmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi