Media greke ‘Protothema” ka publikuar një artikull, ku flet për një ngjarje të ndodhur në 1999, me protagonist ish-ministrin e brendshëm shqiptar të kohës, Spartak Poçi.
Referuar “Protothema”, thuhet se Poçi kishte udhëtuar nga Tirana drejt Athinës, nga pika kufitare e Follorinës, me një mjet luksoz, Mercedes S-350… po ky i fundit rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.
Ndërsa Poçi kishte kaluar pikën doganore, efektivët kishin pasur dyshime për mjetin se mund të ishte i vjedhur, por para se të ndërmerrnin veprime, sipas medias greke, kanë komunikuar me ministrin e brendshëm grek, ku i kanë shprehur dyshimet. Michalis Chrysochoidis, u kishte kërkuar që të bënin verifikime, por delegacionit shqiptar të mos i thuhej asgjë.
Më pas ministrit shqiptar i ishte ofruar një ndalesë e shkurtër dhe një kafe, ndërsa i ishte thënë se mjetit do t’i kryhej një kontroll rutinë. Poçi kishte pranuar, dhe pas verifikimit dyshimet kishin rezultuar të sakta.
Mjeti ishte vjedhur tre vite më parë (1996) në Itali, nga shqiptarë, të cilët më pas e kishin sjellë në vendin tonë dhe e kishin shitur, e më pas kishte përfunduar në përdorim të ministrisë, për takime zyrtare në vend dhe në shtetet fqinje.
Pas kontrollit, ministri Poçi kishte vijuar rrugën drejt Athinës, dhe pas përfundimit të takimeve zyrtare me homologun e tij, ndërsa kishte mbërritur dhe akomoduar në hotel, zyrtarët grekë i kishin komunikuar se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.
Sipas medias greke, Poçi fillimisht kishte deklaruar se kjo nuk mund të ishte e vërtete , por më pas është i janë vënë në dispozicion provat.
Pas kësaj Poçi dhe delegacioni i tij janë kthyer në Tiranë përmes aeroportit, ndërsa mjeti i është dorëzuar pronarit italian.
Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediat ndërkombëtare.
kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!