LAJMI I FUNDIT:

Si financohet pushtimi i vetvetes?

Revista gjermane Stern njofton se në veri të Kosovës janë së paku 2.000 mafiozë. Atje kontrabandohet me benzinë që kushton më pak se në Kosovë dhe Serbi. Përveç karburanteve, atje kontrabandohet edhe material ndërtimor, medikamente, drogë dhe armë, të cilat prej aty vazhdojnë në tërë Kosovën. Sipas “Stern” banorët e saj konsiderojnë veriun si “Duty Free-Shop-in” më të madh të Evropës. Mafia qenka atje në gjendje sa herë të dojë të organizojë konflikte dhe se mafia shqiptare dhe serbe, bashkëpunuakan në mënyrë të mrekullueshme. Qeveria serbe paguaka 200 milionë euro në vit për t’i financuar strukturat paralele në Kosovë.

Memoria e peshkut


Peshku i detit, që quhet kocë ((lat. sparus aurata) mund të mbajë mend vetëm tre sekonda. Shqiptarët pasi u kthyen nga eksodi, akoma pa rindërtuar shtëpitë si duhet, u vërshuan përsëri nga produktet serbe. Nga materiali ndërtimor, deri edhe te produktet bujqësore. Serbia i dogji shtëpitë dhe ato tani rindërtoheshin me materialin serb. Bota u çudit me memorien shqiptare dhe produktet serbe, por ata nuk intervenuan. Puna më e madhe që bënë ata, talleshin me kujtesën tonë të peshkut. Politikanët kosovarë e duruan këtë. Krimi po materializohej dhe Serbia po nxirrte përfitime të majme nga vepra e Milosevicit. Mbi 400 milionë euro në vit. Prej kësaj shume, 200 milionë ktheheshin përsëri në Kosovë për të financuar administratën paralele serbe. Me mbi 400 milionë euro, Kosova garantonte mijëra serbeve vendet e punës. Nga viti 1999 deri në vitin 2011 nga Kosova kanë kaluar në Serbi më shumë se 5 miliardë euro.

Deutschlandfunk, radio nacionale gjermane, raportonte nga Mitrovica, nga një spital. Në prapaskenë dëgjoheshin vajet e fëmijëve. Mjekja serbe ankohej se pas marrjes së kontrollit kufitar, spitali kishte mbetur pa medikamente. Ajo ankohej se edhe ndihma e shpejtë nuk mund të punojë, sepse nuk kishin benzinë. Kur reporteri e pyeti pse nuk blinin benzinë nëpër pompat e shumta nëpër Kosovë dhe medikamente nëpër barnatoret shqiptare, ajo u përgjigj përafërsisht kështu: Qeveria serbe nuk pranon faturat e Kosovës dhe se ata janë të punësuar nga qeveria serbe dhe paguhen prej saj. Ata nuk guxojnë të blejnë nga shqiptarët.

Ultimatumin e gjeneralit Erhard Buehler e përkthyen shumica e gazetave gjermane si fitore serbe. KFOR-i u kërcënua dhe u tërhoq duke u munduar të gjejë arsyetime të qëndrueshme. Kështu nuk reagojnë dhe nuk gjykojnë ushtarakët. Gjenerali gjerman, nga luftërat në Ballkan, është dashur ta njohë psikologjinë serbe. Ai duhet ta dijë se atje, pos mafiozëve, janë të stacionuar edhe njësitë speciale serbe. Problemi i tij dhe EULEX-it duhet të jetë konstatimi i numrit: janë qindra apo mijëra dhe të dëbohen në Serbi. Tani, pasi kontrollohet kufiri, detyrë e KFOR-it duhet të jetë edhe sekuestrimi i atyre milionave që sillen në Kosovë për ta destabilizuar vendin. Dhe, ata që njohin mendësinë serbe, dinë qysh tani se Serbia do të sjellë përsëri mall në Kosovë, jo në kamionë të mëdhenj, e ndalon marrëveshja, por në kamionë të vegjël. Në vend se një, do të vijnë shtatë kamionë.

Negociatat me Serbinë dhe detyrat e Qeverisë

Negociata duhet të ndërpriten dhe të vazhdohen pasi Qeveria serbe të deklarohet publikisht për këto vepra kriminale të shtetit serb:

Vrasjen e 13.500 vetave, dhunimin e 20.000 grave, mbi 3.000 të zhdukurve dhe meqë nuk gjenden, t’i bëhet kjo pyetje qeverisë serbe: Ku janë shitur organet e shqiptarëve? Ideja se gjatë luftës janë shitur veshkë nga shqiptarët, mund të vijë vetëm nga tregu i Serbisë dhe spitalet serbe. Meqenëse mbi 3.000 veta nuk gjenden, atëherë ka dyshim të bazuar se organet e tyre janë shitur. Pastaj, të anulohet marrëveshja për kopjet e arkivit dhe të kërkohen origjinalet. Origjinalet e veriut i nevojiten gjeneralit Buehler për të parë se sa policë të Serbisë gjenden tani në Mitrovicë dhe të dëbohen. Të ekstradohen të gjithë politikanët serbë në Kosovë që nuk pranojnë shtetësinë e Kosovës dhe që paguhen prej Serbisë për ta rrënuar shtetin. Tadic duhet të deklarohet edhe për 100.000 shtëpi të djegura, shkatërruara apo dëmtuara. Ai duhet të deklarohet edhe për deportimin e më shumë se 800.000 shqiptarëve. Vetëm nëse Qeveria serbe dëshmon se nuk pajtohet dhe se ndjehet keq për veprat e shtetit serb, vetëm atëherë mund të nisin negociatat. Krimi nuk mund të futet në mes të kllapave. Bisedimet nuk mund të zhvillohen me një qeveri, e cila mbron veprën e Milosevicit. Një qeveri serbe që nuk pushon me propagandë agresive kundër Kosovës, nuk mund të konsiderohet partnere për bisedime, e as e pjekur për kandidim në BE.

Bisedimet në mes qenieve njerëzore kanë një parakusht: ato mund të mbahen pasi të pranohet faji dhe të sjellë fakte të besueshme se shkëputet nga politika nacional-socialiste e Milosevicit që tani po zhvillohet me mjeta tjera.

Deklaratat e politikanëve serbë se nuk duan luftë, janë deklarata cinike. Ata e dinë se kundër NATO-s kanë humbur luftën dhe betejën dhe çdo njeri e di se Serbia, derisa të jetë NATO aty, as që do të guxonte të mendonte në një përplasje të tillë. Kjo na çon te deklarata tjetër e politikanëve serbë se: “ata që njohin serbet mirë, duhet ta dinë se serbët nuk tërhiqen”. Bota dhe ne e dimë mirë se serbet u tërhoqën nga Sllovenia, u tërhoqën kolektivisht nga Krajina e Kroacisë, ku kishin shpallur republikë dhe me drunj bllokonin rrugët dhe u tërhoqën nga Bosnja dhe u tërhoqën si humbës edhe nga Kosova. Ne pra, të gjithë dimë se serbet tërhiqen, por për fat të keq, jo me marrëveshje, por duke humbur betejat, për t’i festuar nesër si fitore dhe për t’u kënaqur pastaj në rolin e viktimës.

Qeveria e Thaçit për herë të parë pas pavarësisë, bëri politikë nacionale, e jo ‘tallava’ politikë, siç ishim mësuar të shohim. Meqenëse Perëndimi nuk lejon krijimin e një ushtrie që do të ishte në gjendje t’i qëndrojë përballë agresionit dhe politikës serbe, atëherë të shfrytëzohet prezenca e NATO-s për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kosova nuk dëshiron asgjë më shumë se sa të kontrollojë kufijtë e saj, ata kufij, me të cilët e ka njohur Perëndimi.

Meqenëse duket se Thaçi është bërë esëll, atëherë duhet të ndërtojë edhe “Muzeun e gjenocidit” në Drenicë dhe aty të grumbullohen, të shkruhen përjetimet nga qytetarët, të arkivohen fotografitë, filmat, gazetat dhe çdo gjë e cila duhet nesër të shërbejë për historianët. Një ditë Kosova duhet t’ia falë Serbisë, por me këtë muze, dëshmon se nuk do të harrojë kurrë, siç harroi dhe fali këtyre viteve edhe pa i kërkuar ndjesë Serbia.

Thaçi mund ta dëshmojë se di të mbajë dhe qeverisë shtet nëse brenda disa muajve zhduk kriminalitetin në Kosovë. Ai mund ta bëjë këtë. Kosova është e vogël. Dhe, Thaçi njeh mirë administratën në Zvicër. Qeveria e Kosovës të lidhë kontratë me kohë të kufizuar me të gjithë ata që paguhen nga shteti. Brenda kësaj kohe të përjashtohen të gjithë ata që nuk janë të arsimuar për vendin që mbajnë, të gjithë ata që nuk kryejnë detyrën si duhet dhe në fund, të zhduket edhe korrupsioni. Kjo do të jetë po aq e rëndësishme për shtetin e Kosovës, sa edhe shpallja e pavarësisë. Shpallja u ndihmua edhe nga jashtë, por se dimë të mbajmë shtet, duhet ta dëshmojmë vet. Me këtë Qeveria do të tregonte se e do shtetin e Kosovës dhe shtetin ligjor.

Në trend

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Premier League
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori