LAJMI I FUNDIT:

Si dhe sa shpesh duhet t’i lani xhinset

Si dhe sa shpesh duhet t’i lani xhinset
(Foto: Pexels)

Ndonjëherë duket se ne bëjmë shumë gjëra gabim kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e përditshme të sendeve të zakonshme në shtëpinë tonë, ku përfshihet edhe mirëmbajtja e rrobave.

Kështu, shpesh për xhinset thuhet se nuk duhet t’i lajmë ose duhet t’i vendosim në frigorifer për disa orë për eliminimin e baktereve. Por, cila është e vërteta?

Si t’i zgjeroni xhinset
Lexo po ashtu Si t’i zgjeroni xhinset

Drejtoresha e teknologjisë prodhuese të brendit Marks & Spencer, Monique Leeuwenburgh, thekson se duhet t’i lajmë sa më pak xhinset tona. Gjithashtu, ajo ka theksuar se xhinset nuk duhet të thahen në tharëse.


(Foto: Pexels)

“Sa më pak që i lani xhinset tuaja, aq më mirë ato e ruajnë pamjen e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për xhinset e errëta indigo”, është shprehur ajo.

Kjo këshillë mbështetet nga dizajnerët e markës së xhinseve Levi Strauss që thonë se xhinset duhet të lahen një herë në dhjetë veshje dhe nëse ndërkohë shfaqet ndonjë njollë mbi to, duhet të hiqet me një leckë të lagur dhe një heqës të butë të njollave.

Pesë modelet e xhinseve që do të shënojnë stinën e pranverës: Bëhuni gati për të blerë disa nga modelet e tyre
Lexo po ashtu Pesë modelet e xhinseve që do të shënojnë stinën e pranverës: Bëhuni gati për të blerë disa nga modelet e tyre

Leeuwenburgh paralajmëroi se xhinset duhet të lahen nga brenda me butonin e mbyllur mundësisht në 30 gradë duke përdorur një detergjent për kujdesin ndaj ngjyrës.

(Foto: Pexels)

Pas larjes, ai rekomandon që t’i nxirrni menjëherë nga rrobalarësja dhe t’i tundni në mënyrë që të thahen sa më shpejt në mënyrë natyrale.

Ndërkaq, ajo theksoi se vendosja e xhinseve në frigorifer për të hequr qafe bakteret, është vetëm një mit. /Telegrafi/