Si ato të dyqaneve, por pa sheqer: Toptha Raffaelo, shumë më të shëndetshme

Do t’i përgatitni lehtë, por edhe do t’i hani shpejt Përbërësit:- 300 g djathë kremoz,- 50 g mjaltë,- 2 lugë qumësht pluhur,- 2 lugë vaj kokosi,- 120 g miell kokosi,- 30 lajthi të pjekura.
Përgatitja:
Djathin, mjaltin, vajin e kokosit, qumështin pluhur dhe 100 g miell kokosi bashkoni në një enë.
Më së miri është që t’i bashkoni me duar, sepse përbërësit do të homogjenizohen plotësisht dhe do të keni përbërjen nga e cila lehtë do të bëhen topthat.
Pastaj me lugë të vogël ndahen pjesë – pjesë, brenda çdo pjese qitni nga një lajthi dhe formoni topthin.
Rrotulloni në pjesën e mbetur të miellit të kokosit.
Shijojini, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































