Gjilani po zhvillon një stinor pranveror të shkëlqyer deri më tani në Superligën e Kosovës, duke ngjitur shkallët nga lufta për mbijetesë në luftë për një vend në garat evropiane. 

Stinori vjeshtor i Gjilanit ishte me ulje-ngritje, duke e mbyllur në vendin e gjashtë me 21 pikë, tri pikë larg zonës së rënies ku ishte Llapi me 18 pikë. 


Madje gjatë vjeshtës kishte shumë akuza drejt trajnerit Ardian Nuhiu, i cili madje ofroi edhe dorëheqjen, por drejtuesit e klubit bardhëekuq besuan në vizionin e trajnerit shkupjan, duke mos dyshuar në aftësitë e tij.    

Renditja pas stinorit vjeshtor (Foto:FFK)

Tani pranvera ka nisur mirë për Gjilanin, që në pesë ndeshje, ka marr katër fitore dhe një barazim. 

E nisi me një fitore si mysafir me Llapin (0-1), për të pasuar eliminimi i dhimbshëm nga Kupa e Kosovës, në përballje me Vëllaznimin (2-1). 

Kjo bëri që skuadra të koncentrohej në kampionat, ku menjëherë morën një fitore të madhe ndaj kampionit aktual, Ballkanit me rezultat 2-1, madje atë me rikthim në rezultat. 

Ardian Nuhiu (Foto: SC Gjilani)

Si mysafir barazuan me Dukagjinin (0-0), ndërsa në këtë përballje iu mohuan dy penallti.  Rezultatet e mira vazhduan me Suharekën, ku Gjilani fitoi 2-1 duke vazhduar ngjitjen. 

Fitorja e fundit erdhi sot ndaj Feronikeli 74, ku morën tri pikë me rezultat 1-0, ndërsa Kenan Haxhihamza priti një penallti në fund. 

Në këto rezultate, Gjilani mbajti tri herë portën e paprekur, ndërsa kanë shënuar gjashtë herë, për të pësuar vetëm dy herë, ku mbrojtja që sillte probleme më vjeshtë duke se është rregulluar.  

Festa e SC Gjilanit (Foto:SC Gjilani)

Armend Thaqi, Marko Roganovic, Arago Jamal dhe Ylli Ibrahimi, kanë gjetur balancat në defanzivë, duke i dhënë siguri ekipit përpara.

Senad Jarovic mbetet ylli i skuadrës, me tre gola në pranverë dhe në total me 10 sosh. Po ashtu në pranverë golin e kanë gjetur edhe Sabit Bilalli, Edi Basa dhe Albin Prapashtica. 

Renditja pas javës së 23-të (Foto:FFK)

Në mesjavë, Gjilani do të udhëtojë te Malisheva, ku një fitore i barazon me pikë në pozitën e tretë, pozitë që dërgon në garat evropiane. /Telegrafi/   

telegrafi sport app