LAJMI I FUNDIT:

Si arritën të evakuohen për 90 sekonda 379 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit nga aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio?

Si arritën të evakuohen për 90 sekonda 379 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit nga aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio?

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit japonez që u përfshi nga zjarri derisa po ateronte në aeroportin e Tokios, kanë arritur të evakuohen për vetëm 90 sekonda, para se zjarri të përfshinte plotësisht trupin e aeroplanit.

Aeroplani i aviokompanisë Japan Airlines u përfshi nga zjarri derisa po zbriste në pistën e aeroportit Haned në Tokio të Japonisë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shpërthimi dhe zjarri shihen në videon e aeroplanit që lëvizë nëpër pistë, të gjithë personat që gjendeshin brenda kanë arritur me siguri të plotë të evakuohen.


Në video shihet aeroplani komercial duke lëvizur nëpër pistë derisa ishte i mbuluar nga zjarri.

Pamje të reja nga aeroplani që u përfshi nga zjarri në aeroportin e Tokios, pasagjerët shihen duke vrapuar për t’i shpëtuar vdekjes
Lexo po ashtu Pamje të reja nga aeroplani që u përfshi nga zjarri në aeroportin e Tokios, pasagjerët shihen duke vrapuar për t’i shpëtuar vdekjes

E gjatë evakuimit që zgjati vetëm 90 sekonda, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë përdorur topoganet me ajër që përdoren në raste emergjente.

Në aeroplanin e tipit Airbus A350-900 gjendeshin gati 379 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Ky aeroplan me numrin 516 kishte fluturuar nga aeroporti Chitose në Hokaidi dhe kishte zbritur në aeroportin Haned të Tokios.

Nga Japan Airlines është bërë e ditur se gjatë aterimit aeroplani është përplasur me një aeroplan të Rojeve Bregdetare.

Nga kjo përplasje kanë humbur jetën pesë anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit të Rojeve Bregdetare.

Aty ka arritur të shpëtojë vetëm piloti, i cili ishte evakuuar në sekondën e fundit dhe i kishte shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori