Një lojë interesante mendore po sfidon mijëra përdorues në rrjetet sociale, duke i ftuar ata të zbulojnë sa rrathë ndodhen në një figurë të vetme.

Kjo lojë teston aftësinë e vëzhgimit dhe logjikës, ndërsa shumë persona kanë dështuar ta gjejnë përgjigjen e saktë në përpjekjen e parë.


Ekspertët thonë se zgjidhja e enigmave të tilla ndihmon në forcimin e lidhjeve mes qelizave të trurit dhe përmirëson kujtesën.

Sfida për pjesëmarrësit është e thjeshtë në dukje: shikoni figurën dhe përpiquni të numëroni të gjithë rrathët që fshihen në të. /Telegrafi/