Autoritetet meksikane kanë njoftuar sot se brenda një kamioni cisternë në Tobasko, kanë arritur të zbulojnë dhe konfiskojnë më shumë se një ton kokainë.

Në komunikatën e ushtrisë meksikane, thuhet se skaneri në punktin në një autostradë kishte vërejtur "anomali" brenda kamionit cisternë, transmeton Telegrafi.


2 6

Ata arritën të zbulojnë 1,153 paketime të vogla me kokainë që peshonin 1,109 kilogramë, me ç'rast kanë arrestuar shoferin.

Kokaina nga Amerika e Jugut për në Meksikë zakonisht transportohet me anije apo aeroplanë të vegjël, e më pas kontrabandohet përgjatë vijës kufitare me SHBA-t-ë. /Telegrafi/