LAJMI I FUNDIT:

Shumë klube të rreshtuara për Gabriel Jesus, Man City ia vendos çmimin

Shumë klube të rreshtuara për Gabriel Jesus, Man City ia vendos çmimin

Përveç se ndodh ndonjë befasi e madhe, Manchester City dhe Gabriel Jesus do t’i ndajnë rrugët këtë verë.

Real Madridi që mbeti pa dy sulmuesit e rinjtë më të mirë, Kylian Mbappen dhe Erling Haaladin, tashmë ka kthyer kokën kah braziliani.

Gazetari Anton Meana i Cadena SER, ka shkruar se mbretërit vetëm marr propozim për Jesusin dhe po mendojnë të bëjnë një ofertë.


Kontrata e brazilianit përfundon në vitin 2023 dhe klubi dëshiron ta shes në këtë afat kalimtar pasi ardhja e Haaland dhe Julian Alvarez, do të bënte që ai të mos kishte minuta.

Për Gabriel Jesusit nuk mungojnë as klubet e tjera. Arsenali dhe Tottenhami shihen si klubet kryesore dhe më të interesuarat.

Edhe Chelsea nuk mbetet prapa, por situata në klub ende mbetet e komplikuar. Në fund të listës është edhe Borussia Dortmund, që e sheh brazilianin si lojtar ideal për sulmin pas largimit të Haaland.

Manchester City është gati që klubeve të interesuara tua lehtësojë punë, duke pranuan një zbritje çmimi deri në 50 milionë euro për lojtarin.

Një çmim i përballueshëm për një sulmues që preferon të luajë si ‘9’, por që gjithashtu, falë punës së Pep Guardiolas, ai përshtatet edhe me krahët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori