LAJMI I FUNDIT:

Me shumë gjasa përhapja e coronavirusit ndodhi pas infektimit të një kafshe nga lakuriqët, thotë raporti i OBSH-së

Me shumë gjasa përhapja e coronavirusit ndodhi pas infektimit të një kafshe nga lakuriqët, thotë raporti i OBSH-së

Coronavirusi i ri që shkakton sëmundjen e COVID-19 ka gjasa të jetë përhapur tek njerëzit përmes një kafshe, dhe ndoshta filloi të përhapet mes njerëzve jo më shumë se një muaj ose dy para se të identifikohej në dhjetor të vitit 2019, thuhet në raportin e ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, pavarësisht publikimit të raportit kërkimet për origjinën e virusit janë duke vazhduar.

Raportoi përmbledh hetimin e OBSH-së për origjinën e coronavirusit, megjithatë nuk ka asgjë përfundimtare, derisa rekomandohen studime të mëtejshme.


“Sa i përket OBSH-së, të gjitha hipotezat mbeten në tryezë. Ky raport është një fillim shumë i rëndësishëm, por nuk është fundi. Ne ende nuk e kemi gjetur burimin e virusit dhe ne duhet të vazhdojmë të ndjekim shkencën, dhe të mos lëmë gur pa lëvizur siç ne bëjmë”, tha shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë të premten.

“Gjetja e origjinës së një virusi kërkon kohë dhe ne i detyrohemi botës për të gjetur burimin në mënyrë që të mund të marrim kolektivisht hapa për të zvogëluar ndonjë rrezik të mundshëm, në mënyrë që kjo të mos ndodh përsëri”, vazhdoi ai.

Raporti, i lëshuar të martën jep katër burime të mundshme për virusin: transmetimi i drejtpërdrejtë nga një burim kafshësh, i përshkruar si “përhapje”; një kafshë (si proces i ndërmjetëm) që ishte infektuar nga një lakuriq, i pasuar me “përhapjen”; përhapja përmes ushqimit të ngrirë ose edhe një rrjedhje aksidentale nga një laborator.

Raporti vë në dukje se përhapja e drejtpërdrejtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme dhe me gjasë”, derisa shfaqja përmes një nikoqiri të ndërmjetëm konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme me shumë gjasa”.

Sipas të njëjtit raport, thuhet se mundësia e përhapjes përmes produkteve të ushqimit të ftohtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme”, derisa mundësia e një incidenti laboratorik u konsiderua të ishte një “rrugë jashtëzakonisht e vështirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori