Bundestagu i sapozgjedhur ka 735 anëtarë, më i madh në numër se i pari, por edhe më i larmishëm. Është shtuar numri i deputetëve që kanë prejardhje migrimi. Ky është një shans.
Kur Armand Zorn hyri për herë të parë në sallën plenare të Bundestagut gjerman, ai ndjeu përulësi: “Tani kam përgjegjësi të veçantë”, thotë ai, “por jam i vetëdijshëm”.
Zorn ka ardhur në Gjermani nga Kameruni, në moshën dymbëdhjetë vjeçare, dhe prej tri ditësh është deputet në Bundestag për Partinë e tij Social Demokratike (SPD).
Zorn është njëri nga 735 deputetët që hynë në parlamentin federal (Bundestag) pas zgjedhjeve të zhvilluara të dielën e kaluar, më 26 shtator 2021.
Sipas platformës “Mediendienst Integration”, Bundestagu i ri ka mbi së paku 83 deputetë me të ashtuquajtur “sfond migrimi”.
Kjo do të thotë se ose ata, ose së paku njëri prej prindërve të tyre nuk ka shtetësi gjermane që nga lindja.
“Ne shohim një zhvillim pozitiv për sa i përket diversitetit, i cili përfaqësohet në Bundestag”, thotë për DW, Deniz Nergiz, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit Federal të Imigrimit dhe Integrimit: “Më interesantja është se ndër deputetët me sfond migrimi tani ka më shumë afro-gjermanë dhe turko-gjermanë”, thotë Nergiz.
Partitë e majta me më shumë larmi
Sipas Mediendienst Integration, së paku 83 deputetë, pra 11,3 për qind e deputetëve në Bundestagun e ri kanë prejardhje migrimi, pra, së paku njëri prej prindërve ka pasur një shtetësi jo-gjermane.
Një përqindje kjo e rritur dukshëm në krahasim me legjislaturën e mëparshme, kur Bundestagu kishte vetëm 8,2 për qind deputetë me prejardhje mërgimi.
Sikurse në legjislaturën e mëparshme, partia më e hapur ndaj imigrantëve vijon të jetë “E majta”, Die Linke, ku 28,2 për qind janë me prejardhje imigracioni.
Grupi parlamentar CDU/CSU, sikurse edhe një vit më parë, vjen i fundit: Këtu vetëm 4,6 për qind e deputetëve kanë një prejardhje imigracioni, por – edhe këta – dyfish më shumë në krahasim me legjislaturën e mëparshme (2,3%).
Kjo përbërje prej 11,3 për qind rezulton më e lartë se përqindja e kandidatëve me sfond migracioni, që sipas Mediendienst Integration ishte 9,6.
Në listat e kandidatëve kësaj here bënin pjesë edhe katër kandidatë me prejardhje shqiptare, përkatësisht tre nga Kosova dhe një nga Shqipëria, por askush prej tyre nuk arriti të fitonte një ulëse në Bundestag.
Më shumë hapësirë për imigrantët
SPD-ja e Armand Zorn-it është në vendin e dytë në këtë listë: 17 për qind e kolegëve të tij parlamentarë kanë gjithashtu një histori migrimi, një përqindje kjo gati e dyfishuar në krahasim me legjislaturën e mëparshme, ku imigrantët socialdemokratë përbënin afro 9 për qind.
Zorn nuk habitet: “Kam përshtypjen se kjo është fryma e kohës. Të gjitha partitë duhet të hapen. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi, por besoj se palët e kanë kuptuar këtë”.
Deniz Nergiz, e cila ka shkruar tezën e doktoratës rreth politikanëve me prejardhje mërgimi, mund ta konfirmojë këtë: “Partitë kanë krijuar më shumë hapësirë për njerëzit me prejardhje migrimi. Dhe këtë herë partitë jo vetëm që i vendosën ata si kandidatë të drejtpërdrejtë, por u kanë dhënë atyre vende më premtuese në listat e landeve, gjë që natyrisht ua bëri më të lehtë hyrjen në parlament”.
Vitet e mëparshme kjo ka qenë ndryshe. Kandidatët me sfond migrimi përfundonin zakonisht në fund të listave të landeve, dhe kishin pak mundësi të hynin në Bundestag.
Më shumë mundësi dhe më shumë njohje
Armand Zorn ka pasur një fushatë zgjedhore të gjatë dhe të mundimshme. Ai ka qenë në terren dhe ka takuar shumë familje duke trokitur derë më derë.
Në zonën e tij elektorale (Frankfurt I) në Frankfurt mbi Main, arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë – kundër një konkurrenti të CDU-së. Ashtu si kandidati i të Gjelbërve Omid Nouripour në zonën e dytë zgjedhore në Frankfurt.
“Është një shenjë e mirë për Frankfurtin, por edhe për Gjermaninë. Omid Nouripour ka ardhur në Gjermani nga Irani, në moshën 13-vjeçare, unë nga Kameruni si 12-vjeçar”, thotë Zorn. “Besoj se të dy jemi krenarë që kemi arritur të zgjidhemi direkt nga elektorati në vitin 2021, por jemi edhe të përulur”. “Kjo na jep një ndjenjë sigurie për të ardhmen, sepse tregon se shoqëria jonë është një shoqëri e larmishme ku nuk ka rëndësi nga vjen, por se ku shkon”.
“Ngjyra e lëkurës nuk kishte rëndësi”
Ai ka pasur shumë përvoja pozitive në javët e fundit, thotë Zorn: “Gjatë fushatës zgjedhore, gjithashtu më dukej shumë mirë që fokusi nuk ishte në ngjyrën e lëkurës sime, por tek unë si person dhe kompetencat që sillja. Duhet t’u përgjigjesha pyetjeve që kishin të bënin me digjitalizimin, politikat ekonomike dhe financiare dhe ato çfarë duhet të zbatoja”.
Në thelb, është e rëndësishme që politikanët me një histori migrimi të mos shihen vetëm si të prekur, thotë sociologia Nergiz, por si “politikanë krejtësisht normalë gjermanë me kompetenca në fusha të ndryshme”.
Nga ana tjetër janë pikërisht këta deputetë ata që kontribuojnë për një ndjeshmëri të ndryshuar ndaj çështjeve të caktuara, si për shembull ndaj refugjatëve.
“Sepse ata do të sjellin përvojën e tyre ndryshe dhe do të bëjnë që ndryshe të trajtohen në Bundestag çështje të tilla, si kushtet e jetesës në strehimore azilkërkuesish, kur aty do të ketë njerëz që kanë jetuar në kushte të tilla, thotë Nergiz. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania