LAJMI I FUNDIT:

Më shumë baktere gjenden në çantat e grave sesa në tualet

Më shumë baktere gjenden në çantat e grave sesa në tualet

Femrat nuk shkojnë askund pa çantë të dorës, dhe kjo është arsyeja se përse ekspertët kanë treguar që çanta e dorës është vendi ideal për baktere.

Sipas udhëzimeve të reja nga ekspertët, janë gjithsej tetë vende/objekte në të cilat gjenden më shumë baktere sesa në tualet, transmeton Telegrafi.

Më të ndyrat duket të jenë çantat që shpeshherë kanë kontakt me dyshemenë.


Në mesin e këtyre gjësendeve janë edhe furçat e dhëmbëve, teledirigjuesit, dhe peshqirët e tualetit.

“Të pakta janë ato që gjejnë kohë që çdo javë ta pastrojnë çdo send personal, dhe shpeshherë i injorojnë edhe sendet më të rrezikshme”, thotë raporti.

Me furça të dhëmbëve duhet të keni kujdes të veçantë, e në veçanti nëse pranë vendit ku i ruani furçat gjendet guaska e tualetit. Kjo sepse bakteret e ajrit nga tualeti, shumë lehtë mund të kapen në furçë.

Magnet për baktere janë edhe tastierat, ekranet, peshqirët, qilimi dhe sfungjerët e kuzhinës.

Sa i përket çantës së dorës, ekspertët rekomandojnë që asnjëherë të mos e lini çantën në dysheme kur jeni në restorant, autobus apo tualet, por ta mbani varni në karrige ose në derë. /Telegrafi/