Jo serioze po vlerësohet vendimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq që për herë të dytë shtyu afatin e zbatimit të vendimit lirimin e objektit të komunës që shfrytëzohet ilegalisht nga strukturat paralele. Ndonëse ai nuk e pohon, sipas njohësve të rrethanave në vend, shtyrjet e vendimit po ndodhin shkaku i presionit të ndërkombëtarëve.
Ultimatumin për ta liruar këtë objekt fillimisht e patën më 25 gusht. Atëherë nuk ndodhi e as kur u shty deri më datën 8 shtator.
Puna e strukturave paralele serbe do të vazhdojë edhe për një kohë në këtë objekt të Mitrovicës së Veriut, sepse i pari i kësaj komune, Erden Atiq tashmë ka kërkuar nga Inspektorati i Komunës një raport me të dhëna për rrethanat se si punohet në atë objekt.
Por, më shumë se për këtë arsye, njohës të zhvillimeve në vend po besojnë që shtyrja e zbatimit të vendimit është rezultat i trysnisë së ndërkombëtarëve.
Në situatë të tillë kërkohet më shumë seriozitet nga marrësit e vendimeve.
“Duhet të jemi serioz në marrjen e vendimeve dhe në qoftëse është vendim i pa alternativë atëherë të merret dhe të materializohet deri në fund sepse kështu me vendime të pakoordinuara e të cilat pastaj me një koordinim të mëvonshëm e të shkaktuarit të tensioneve në veri të vendit, po marrim një përgjegjësi që nuk na takon dhe po etiketohemi si shkaktarë të tensioneve e të cilën me mjeshtri po e shfrytëzon Aleksandar Vuqiqi”, ka thënë njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.
Dikush tjetër po thotë që këto vendime duket që nuk janë fare në dorë të Atiqit.
Madje sugjerojnë që të mos bëhen manipulime me marrjen e vendimeve pastaj shtyrjen e tyre.
“Nëse duhet konsultime dhe koordinime me ndërkombëtarët, zoti Atiq nuk ka nevojë që të bëjë këso lloj manovrash për ta shtyrë dhe stërshtyrë vendimin që sipas një logjike sovraniste është në të drejtë tonë. Ai duhet të na tregojë pse nuk po ndodhë largimi i strukturave paralele”, ka thënë analisti, Dibran Hoxha.
Gjatë të premtes për këtë çështje ishte deklaruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se serbët nuk do t’i lirojnë ato objekte./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit