Në rrugën “Aqif Blyta” në Gjakovë ka dista vite që shtyllat elektrike janë në gjendje aspak të mirë, gjë kjo që ka alarmuar vazhdimisht banorët e kësaj rruge, të cilët thonë që pavarësisht kërkesave për rregullimin e këtyre shtyllave, nga instutcionet përkatëse deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Banorët përveç kërkesave të vazhdueshme për rregullimin e tyre, thonë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale të këtyre shtyllave elektrike, ata kanë frikë që këto shtylla mund të rrëzohen duke vënë kështu në rrezik edhe jetën e banorëve që jetojnë e lëvzin në këtë zonë.


Duke marrë parasysh situatën e cila sipas banorëve vlerësohet të jetë e rrezikshme, ata shpresojnë dhe apelojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë sa më shpejtë në rregullimin e kësaj problematike që ekziston me shyllat elektrike.