Probleme me shtyllat elektrike siç duket nuk kanë vetëm banorët e zonave rurale. Me një problem të tillë po përballen edhe qytetarët e Prishtinës.

Në lagjen e njohur si “Lagjja e Spitalit” në afërsi të EULEX-it në rrugën “Holger Peterson” shtyllat elektrike janë nga druri dhe njëra është nga to po paraqet rrezik për banorët e asaj pjese pasi në çdo moment mund të rrëzohet.


Siç shihet edhe në fotografitë dërguar Telegrafit, kjo shtyllë po mbahet vetëm në një cep të trotuarit, dhe dikush nga banorët do të mund ta pësojë nëse kjo shtyllë nuk do të rregullohet./Telegrafi/

16933523 10209920388340186 182984367 n

16933895 10209920388180182 326270747 n

16934086 10209920388140181 1745171909 n