LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e “spiunes” ruse Svetlana Timofeva

Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e “spiunes” ruse Svetlana Timofeva

Seanca e radhës në ngarkim të shtetases ruse Svetlana Timofeva, e cila akuzohet për spiunazh në vendin tonë, është shtyrë sërish.

Gjyqi që po zhvillohet në Elbasan për të vendosur rreth ekstradimit të saj në Rusi, u bllokua këtë herë për shkak se Timofeva kërkon që dokumentet e prokurorisë të jenë në gjuhën ruse.

Edhe në seancën paraardhëse, pati debate për shkak se gjykata vendosi të shtyjë afatin e paraburgimi, vendim që u quajt shkelje flagrante nga mbrojtja. Avokati i saj, Saimir Vishaj, kundërshtoi kërkesën e prokurorisë dhe kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çështjes, por kërkesa u rrëzua.


Timofeva, së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) u ndaluan më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve. Ata u arrestuan pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori