LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca, Vetëvendosje ‘proteston’ kundër pranisë së Selmanajt në Kuvend

Ndërpritet seanca, Vetëvendosje ‘proteston’ kundër pranisë së Selmanajt në Kuvend

E plotësuar: Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka ndërprerë punimet e seancës, pasi lëvizja Vetëvendosje pamundësoi vazhdimin e saj, pasi brohoritnin “jashtë jashtë”, duke mos u pajtuar me praninë e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në kuvend.

Nagavci tha se nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ndërpreu seancën.


Ajo tha se pasi të mbahet një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit do të vendoset rreth kësaj seance.

Vetëvendosje sërish pamundëson mbajtjen e seancës

E plotësuar: Megjithëse seanca e Kuvendit të Kosovës nisi në ora 14:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pamundësuan vazhdimin e seancës, duke brohoritur “jashtë jashtë”.

Të pranishëm në seancë ishin 62 deputetë.

“Ju lutem të krijoni kushte që të vazhdojmë me seancë plenare”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Pas kësaj, Nagavci sërish dha pauzë, duke ftuar shefat e grupeve parlamentare për konsultim.

Shtyhet seanca e re e Kuvendit për në 14:30, nuk ka kuorum

Megjithëse ishte planifikuar që të nisë seanca e re e Kuvendit të Kosovës në ora 14:00 në mungesë të kuorumit u shty për në ora 14:30.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 34 deputetë.

Ndryshe, Kuvendi sot ka ndërprerë edhe vazhdimin e seancës që nisi në orët e paradites pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të jetë në seancë.

Nga LVV kanë thënë se do t’i pengojnë edhe seancat tjera në qoftë se në sallë është i pranishëm Selmanaj.

Ndërkaq, edhe seanca e re e planifikuar për në ora 14:00 u shty për 30 minuta por për mungesë kuorumi.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit  për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori