LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet licencimi i Bursës Shqiptare të Energjisë

Shtyhet licencimi i Bursës Shqiptare të Energjisë

Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri (ERE) ka shtyrë për herë të dytë licencimin e Bursës Shqiptare të Energjisë për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme, sikurse është Rregullorja e Transparencës dhe Kodi i Etikës.

Në mbledhjen e fundit të Bordit të ERE u kërkuar hartimi i këtyre dokumenteve, që janë të domosdoshme për operimin e saj.

Funksionimi i bursës parashikohet të nisë në muajin nëntor, por licencimi në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike është një parakusht.


Më herët, ERE konstatoi një sërë magësish në aplikimin e kryer për marrjen e autorizimin përkatës, ku ndër të tjera bënte pjesë edhe Akti i Themelimit. Nisja e operimeve në muajin nëntor për tregun e ditës në avancë parashikohet në raportin vjetor të ERE-s, ndërkohë që në muajin janar 2023 parashikohet të nisë tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri-Kosovë.

Po ashtu, parashikohet që në dhjetor të vitit 2023 të nisë tregtimi i energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë për tregun e Shqipërisë dhe dy muaj më pas të bëhet bashkimi i tregjeve brenda të njëjtës ditë për të dy tregjet. Ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka do të rrisë konkurrencën si dhe do të lehtësojë blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizur që sigurojnë vetë sasinë e nevojshme të energjisë.

Ngritja e saj ka tejkaluar çdo afat ligjor, ndërkohë që tashmë funksionimi i këtij instrumenti ka një rëndësi edhe më të veçantë, pasi data 1 janar shënoi daljen në treg të lirë të rreth 7,500 bizneseve.

Prej kohësh, përfaqësues të këtyre bizneseve kërkojnë informacion mbi afatet se kur do të nisë operimi i bursës, ndërsa liberalizimin e tyre në një kohë kur mungojnë kushtet që duhet të plotësojë tregu në këtë drejtim, sikurse është edhe mungesa e bursës, e kanë konsideruar si të papranueshme. /SCAN/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori