LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi ndaj ish-policit që plagosi ish të fejuarën

Shtyhet gjykimi ndaj ish-policit që plagosi ish të fejuarën

Gjykimi ndaj ish-policit, Artim Gashi, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj ish të fejuarës, është shtyrë për shkak se i akuzuari nuk është sjellë në Gjykatë.

Kryetari i trupit gjykues, Naser Foniqi, tha se i akuzuari nuk është sjellë për shkak se është revokuar urdhri për sjellje nga njësia e transportit.

Kjo pasi që drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Gani Halilaj, e ka njoftuar Gjykatën se akoma nuk është kryer ekzaminimi i urdhëruar nga Gjykata.


Ai theksoi se ka pranuar një email zyrtar përmes të cilit është njoftuar se i akuzuari më 18 tetor të këtij viti është pranuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzikë, i cili pritet të bëjë ekzaminimin dhe konstatimin që ta sjellë në gjykatë.

“Për shkak të natyrës së problemit- veprës dhe gjendjes së të ekzaminuarit kanë kërkuar më shumë kohë për vendim dhe konstatim, si dhe kanë kërkuar nga gjykata që t’u mundësohen edhe 3-4 javë në këtë rast”, tha gjyqtari Foniqi.

Ndërkaq, avokatja e të dëmtuarës, Fehmije Gashi- Bytyqi, pas seancës tha për KALLXO.com, se beson fuqishëm në atë se në momentin e kryerjes së veprës penale Artim Gashi ka qenë në gjendje të rregullt psikike.

“Përkundër pretendimit të avokatit mbrojtës të tij, unë si përfaqësuese e palës së dëmtuar konsideroj se Artim Gashi në momentin e kryerjes së veprës penale të tentim vrasjes së rëndë ka qenë në gjendje të rregullt psiqike ngase e gjitha është bërë me planifikim, me paramendim, me dashje, madje me revolen se ka qenë person zyrtar dhe i është besu zyrtare, me Glock”, tha avokatja e Blerona Canollit.

Sipas avokates, lëndimet e klientes së saj janë të përjetshme. Blerona ka humbur syrin përgjithmonë.

Avokatja përkujtoi se për shkak të lëndimeve të marra nga i akuzuari, Blerona Canolli ka pasur shumë ndërhyrje si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, ngjarja kritike ka ndodhur më 2 janar të këtij viti rreth orës 9:30, në rr. “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se i akuzuari pas një përgatitje paraprake e kishte përcjellë nga shtëpia të dëmtuarën Blerona Canolli, e cila ishte nisur për provim në Fakultet.

Më tej, aktakuza shpjegon se Gashi fillimisht e kishte ndaluar dhe ishte munduar që me dhunë ta fuste në veturë, mirëpo pasi e dëmtuara Canolli kishte refuzuar, ai me qëllim që ta privojë nga jeta, me armën zyrtare, të llojit “GLOCK”, e ka goditur atë me një plumb në kokë, saktësisht në syrin e majtë, goditje kjo nga e cila të dëmtuarës ia këputë indet e syrit të majtë, plumbi depërton në tru duke ia shqyer cipën trunore, me ç‘rast I ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë me pasoja të përhershme për shëndetin.

Më pas, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ai ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma e përmendur në dispozitivin e kësaj aktakuze.

I pandehuri në deklaratën e tij të dhënë në prokurori më 30 mars 2017, e kishte shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes në heshtje.

Seanca është shtyrë për një datë të pacaktuar. /Kallxo.com/

https://www.youtube.com/watch?v=DoEp9aS8e5o

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori