LAJMI I FUNDIT:

Shtrirja e përditshme është lëndë djegëse për mendjen dhe trupin tonë

Shtrirja e përditshme është lëndë djegëse për mendjen dhe trupin tonë

Nëse jeni një atlete, një nënë aktive ose punoni në një zyrë dhe qëndroni uleni shumë, shtrirja është e nevojshme për trupin tuaj

Jo vetëm që do të rrisni fleksibilitetin, por gjithashtu do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të zvogëloni tensionin e muskujve, transmeton Telegrafi.


Përfitimet shëndetësore

Ju duhen vetëm disa sekonda për këtë lloj ushtrimi dhe këshilla është të stërviteni çdo ditë, dhe qe përse:

1. Shtrirja ndihmon që ligamentet rreth shtyllës kurrizore të qetësohen, gjë që çon në një qëndrim më të mirë, i cili është i nevojshëm për nyja dhe kocka të shëndetshme.
2. Jo vetëm që do të merrni një dozë të madhe endorfine, shtrirja përmirëson qarkullimin e të gjithë trupit, gjë që çon në një rritje të energjisë dhe vitalitetit.
3. Në këtë mënyrë, ju përmirësoni fleksibilitetin dhe gamën e lëvizjes, duke zvogëluar kështu rrezikun e lëndimit.
4. Shtrirja gjithashtu ju ndihmon të keni një ekuilibër dhe koordinim më të mirë të lëvizjeve.
5. Në këtë mënyrë ju ndihmoni muskujt të shërohen më shpejt, veçanërisht pas stërvitjes.

Shikoni disa nga ushtrimet shtrirëse që mund të bëni çdo ditë, në shtëpi.

/Telegrafi/