Shtrenjtimi i faturave për tatimin në pronë, pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, ka bërë që numri më i madh i qytetarëve të mos paguajnë atë.
Pavarësisht se kësti i parë është dashur të paguhej deri me 31 prill, në të kundërtën kanë hyrë në sistem që pasojnë me gjoba, ata nuk ka shprehur interesim për ta paguar. Kështu ka bërë të ditur, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi ka thënë se qytetarët kanë pritur ndryshimet e premtuara nga niveli qendror rreth faljes së mundshme të 100 eurove.
Ai është shprehur se në bazë të informatave që posedojnë nga kryetarët e komunave, qytetarët nuk kanë zgjuar interesim ta bëjnë pagesën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023.
“Në bazë të informatave që posedojmë në shumicën absolute të komunave qytetarët nuk kanë zgjuar interesim që ta bëjnë pagesën e faturës të tatimit në pronë për vitin 2023, e sidomos pjesën e parë, e cila është dashtë që të paguhet deri me 31 prill të këtij viti. Qytetarët që nuk e kanë paguar këstin e parë deri me atë datë, atëherë ata kanë hyrë me automatizëm në sistem ku do të pasojnë gjobat dhe kamatat. Përqindja në total nëpër komunat në vend, nuk është ashtu siç ka qenë vitet paraprake”, ka thënë Ibrahimi.
Mes tjerash, Ibrahimi është shprehur se pavarësisht pritjeve të qytetarëve nga niveli qendror për faljen e 100 eurove, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“Qytetarët kanë pritur sa i përket ndryshimeve të premtuara nga niveli qendror rreth faljes së mundshme të 100 eurove të para për çdo tatim pagues të tatimit në pronë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur”, ka vijuar ai.
Se ka rënë interesimi i qytetarëve ta paguajnë tatimin në pronë për këtë vit, duke pritur faljen nga 100 euro e ka thënë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ai është shprehur se qytetarët janë në pritje se çfarë po ndodh me faljen prej 100 eurove.
“Ka pas pengesa për shkak se po presin çfarë po ndodh me atë falje dhe inicimi i një ideje të tillë ka ndikuar që qytetaret të hezitojnë, sepse po besojnë dhe shpresojnë se ndoshta qeveria do t’ia falë dhe kjo natyrisht se ka shkaktuar probleme tek grumbullimi i pjesës së të hyrave vetanake tek buxheti i komunave, jo vetëm i Prizrenit por i të gjitha komunave tjera. E them këtë, sepse jam edhe anëtar i bordit të AKK-së dhe jam në dijeni që të gjitha komunat e kanë përafërsisht problemin e njëjtë…Ka ra interesimi dhe përqindja e pagesave, sepse po presin çfarë po ndodh me faljen prej 100 eurove”, ka thënë Totaj.
Edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se ka konfuzione mes qytetarëve nëse ka falje të 100 eurove ose jo.
“Është interesimi pothuajse i njëjtë, por është rrit baza tatimore dhe ajo në shifra nuk reflekton, pra është pagesa e njëjtë, mirëpo është rrit sasia, prej 2.4 milion ka shkuar në 3.3 milionë euro. Ka konfuzion, ka falje apo s’ka, janë njëfarë popullizmi, po besojmë se do të përmirësohet muajt në vijim dhe do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë siç kanë paguar”, është shprehur Muhaxheri.
Projektligji për Tatimin në Pronën Paluajtshme është në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kaluar në lexim të parë në Komisionin për Buxhet.
Shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind e në disa raste edhe mbi 700 për qind ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti, i cili është kundërshtuar nga qytetarët, opozita dhe bizneset. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit