Në kohën kur Kosova po përballet me luftën me infeksionin Covid-19, në Kryqin e Kuq të Prishtinës janë shtuar kërkesat e familjeve në nevojë për ndihma elementare. Në këtë organizatë thonë se brenda ditës pranojnë mbi 150 telefonata nga njerëz që kërkojnë ushqim dhe pajisje higjienike në qytet dhe fshatra të Prishtinës. Ata thonë se po u dalin në ndihmë këtyre familjeve duke shpërndarë pako çdo ditë.
Situata e krijuar me coronavirus në Kosovë e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e familjeve në nevojë.
Shumë biznese e kanë pezulluar punën dhe kërkesat e qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike, për pako ushqimore e higjienike, janë shtuar.
Sekretari i Kryqit të Kuq në Prishtinë, Hasan Mustafa, thotë për KosovaPress, se numri i thirrjeve në këtë qendër është shtuar pas përhapjes së coronavirusit.
Duke theksuar se n ë këtë qendër janë të regjistruara 1600 familje, ai thotë se numri i njerëzve që po kërkojnë ndihmë është rritur në një përqindje të madhe prej se është përhapur Covid-19.
“Numri i atyre që telefonojnë të ne, lirisht mund të them diku 1000 telefonata javën e kaluar i kemi pasur, tash kjo javë njëjtë po vazhdon sikur javën e kaluar. Javën e kaluar prej Kryqit të Kuq të Prishtinës janë shpërndarë 200 e më shumë pako ushqimore e higjienike, miell për të gjitha familjet që e kemi të verifikuara dhe ato që nuk i kemi të verifikuara”, thotë ai.
Ai thotë se shumica janë nga qyteti i Prishtinës, por që ka edhe nga fshatrat përreth.
Mustafa thotë se edhe këtë javë do të vazhdojnë të shpërndajnë ndihma, por që prioritet i kanë ato familje që përballen me mungesa elementare.
“E kemi kategorinë A që e kemi prioritet sepse gjendja e tyre është shumë më e rënduar, sidomos në këtë kohë të pandemisë. Kategoria A është kur nuk kanë kurrfarë të ardhura, objekti i banimit është i dëmtuar tej mase, me fëmijë, nëna vetushqyese, asnjë anëtar i familjes nuk punon, nuk marrin as social, këto raste janë që i përkrahim më shumë ne si Kryq i Kuq”, thotë ai.
Ai tregon që kërkesat më të shpeshta tani janë për ushqim dhe higjienë, dhe jo për veshmbathje.
“Këto ditët e fundit për ushqim dhe higjienë po kërkojnë më shumë, për veshmbathje nuk është që kanë aq shumë nevojë në këtë kohë të pandemisë s epse me veshmbathje nuk kemi pas problem ndonjëherë, e kemi të organizuar një depo kur punohet çdo ditë, veshmbathje ka, por mungesa më e madhe çdo herë ka qenë ushqimi, dhe kërkesa më e madhe e familjeve nevojtare ka qenë ushqimi”, thotë ai.
Mustafa thotë se aksionet po i realizojnë me vullnetarë dhe biznese e organizata që po shprehin gatishmërinë të ndihmojnë.
Ndërkohë, në këto kohë të vështira pandemie, komunitetit i kanë dalë në ndihmë me pako higjienike edhe disa vullnetarë në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia