LAJMI I FUNDIT:

Shtohet interesi për plazhet shqiptare, sivjet vijnë edhe spanjollët, portugezët dhe baltikët

Shtohet interesi për plazhet shqiptare, sivjet vijnë edhe spanjollët, portugezët dhe baltikët

Plazhet shqiptare këtë vit kanë intriguar turistët, kryesisht europianë që për herë të parë kanë zgjedhur t’i kalojnë në Shqipëri pushimet verore. Ndonëse jemi ende në fillim turistët kanë nisur të popullojnë hotelet dhe plazhet në të gjithë vijën bregdetare.

“Moti, ushqimi dhe plazhet këtu po na pëlqejnë shumë. Për një javë do shkojmë të provojmë plazhet e jugut”.

“Shqipëria ka detin e bukur, hotelet e mira dhe po ashtu njerëzit e sjellshëm. Kam ardhur për një javë, po qëndrojmë në Shëngjin.”

Për këtë sezon veror të dhënat e deritanishme të strukturave akomoduese flasin për një rritje me 30-35% të prenotimeve nga turistët e organizuar në grupe dhe me 15% nga turistët individualë.


“Mund të ishte një rritje dhe më e madhe në fakt, po marrë parasysh situatën meteorologjike, besoj se një pjesë janë frenuar apo një pjesë kanë anulluar për shkak të motit”, thotë Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.

Nga grupet e turistëve të organizuar edhe për këtë verë vazhdojnë të kryesojnë polakët, ndërsa harta e turistëve të rinj është zgjeruar edhe më tej.

“Sivjet kemi tre apo katër tregje të reja, që janë spanjollët, portugezët, baltikët, janë hungarezët, që vijnë të organizuar me fluturim charter. Po ashtu kemi një rritje të numrit të tregjeve egzistuese si ai Polak, Çek, nga Italia, kemi edhe tregje që vijnë nga Lindja e Mesme”, vijon Rrahman Kasa.

Sipas të dhënave nga Unioni Turistik Shqiptar, turistët e organizuar në grupe frekuentojnë më së shumti bregdetin e Adriatikut, ndërsa turistët individualë preferojnë më shumë jugun e Shqipërisë.

Vitin e shkuar mbi 3.9 milionë të huaj e vizituan Shqipërinë përgjatë tre muajve të verës. Ky numër pritet të jetë ende më i lartë këtë vit./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori