LAJMI I FUNDIT:

Shteti suedez do të bëjë një hetim për vrasjen e Liridona Ademajt, thotë avokatja Iseni

Shteti suedez do të bëjë një hetim për vrasjen e Liridona Ademajt, thotë avokatja Iseni

“Liridonën e ka karakterizuar një mirësi, butësi dhe një buzëqeshje fantastike”.

Kështu e përshkruan Liridona Ademajn, avokatja në Suedi, Saranda Iseni, në një linjë të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini.

Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Liridonës, mori hov në pothuajse të gjitha mediat më të mëdha në Suedi.


Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”
Lexo po ashtu Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

“Është një humbje shumë e madhe, e kemi përjetuar shumë rëndë sikurse të gjithë të tjerët dhe normalisht edhe shteti suedez dhe njerëzit që e kanë njohur Liridonën e kanë përjetuar rëndë. Unë jam një nga ato që e kam njohur nga afër. Ajo ka qenë një femër e zgjuar, por mbi të gjitha e ka karakterizuar një mirësi, butësi dhe një buzëqeshje fantastike”, tha ajo.

Ajo ka thënë se shteti suedez është i obliguar që të përcjellë dhe të bëjë një hetim për atë se çfarë ndodhi të mërkurën e 29 nëntorit, në Kosovë.

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para
Lexo po ashtu Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

“Të gjitha mediat kryesore e kanë paraqitur këtë lajm, është përhapur në të gjitha rrjetet sociale, por mbi të gjitha ato më të mëdha shtetërore ose private e publike. Informatat që janë publikuar ose artikujt që janë publikuar janë më shumë me të dhëna nga mediat shqiptare meqë rasti ka ndodhur në Kosovë por njëkohësisht është shprehur një dhimbje e madhe sepse ajo është një nënshtetase suedeze dhe kjo ngjarje përveç procedurës ligjore që është duke u zhvilluar në Kosovë njëkohësisht do të bëhet edhe një procedurë ligjore në Suedi. Për momentin nuk kemi ndonjë informatë të saktë. Është i obliguar shteti për të përcjellur dhe për të bërë një hetim se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Avokatja Iseni, teksa tregoi se çiftin e kishte takuar dy herë, thotë se të njëjtit ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin.

“E kam takuar dy herë dhe ka qenë gjatë aktiviteteve kulturore, atë që kam parë ka qenë me të vërtetë një çift shumë i lumtur dhe shumë të dashur ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori