LAJMI I FUNDIT:

Shteti i lirisë, shembull edhe për jetën në burg: Holanda ka krizë të të burgosurve, po i “importon” nga jashtë!

Shteti i lirisë, shembull edhe për jetën në burg: Holanda ka krizë të të burgosurve, po i “importon” nga jashtë!

Derisa Britania e Madhe dhe shumica e shteteve të botës po luftojnë me burgjet e mbipopulluara, Holanda ka mbyllur 19 burgje në vitet e fundit. Pse po ndodh kjo dhe pse disa thonë se është problem?

Në burg, nga kuzhina përhapet era e ushqimit. Një i burgosur pret perimet. Mendimi për një të burgosur me thikë mund të duket shqetësues, por mësimi i gatimit është një nga mënyrat të cilat të burgosurve u ndihmojnë ta marrin veten pas lirimit, shkruan Lucy Ash për BBC, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush ka problem me drogën, e zgjedhim këtë varësi; nëse jeni agresiv, shkoni në këshillim; nëse keni probleme me para, ju këshillojmë financiarisht. Përpiqemi ta eliminojmë shkakun e krimit”, thotë Van der Spoel, zëvendësdrejtori i burgut Norgerhaven, që gjendet në veri të Holandës. “Kemi terrene për sporte të ndryshme e vende për piknik. Ajri i freskët e ul stresin. Të burgosurit mund të shkojnë të pambikëqyrur në bibliotekë, në klinikë ose në mensë. Kjo autonomi u ndihmon të përshtaten me jetën normale pas lirimit”.


Holanda ka një nga normat më të ulëta me të burgosur: 57 të burgosur për 100 mijë banorë. Rënia nuk është shkaktuar vetëm me rehabilitimin e mirë, por edhe me zhvendosjen e fokusit të Policisë nga droga në terrorizëm dhe trafikim njerëzor. Përveç kësaj, gjyqtarët holandezë përdorin alternativa të burgut, të tilla si puna për të mirën e përgjithshme, gjoba apo përcjellja elektronike e shkelësve.

Angeline van Dijk është drejtoreshë e shërbimeve të burgjeve në Holandë. Ajo thotë se burgjet gjithnjë e më shumë përdoren për ata që janë shumë të rrezikshëm për t’u lënë të lirë.

“Ndonjëherë është më mirë që njerëzit që të qëndrojnë me familjet e tyre, për të kryer dënimin në një mënyrë tjetër”, thotë ajo, duke shtuar se kanë dënime më të shkurta dhe ulje të shkallës së krimit në vend. “Kjo ndikon në zbrazjen e qelive”, transmeton Telegrafi.

Rojet nuk janë të kënaqur me mungesën e të burgosurve. Përfaqësuesi i sindikatës së tyre thotë se të rinjtë nuk duan ta bëjnë më këtë punë, sepse kurrë nuk e dinë se kur do të mbyllet burgu ku punojnë! Kështu, një burg është bërë hotel luksoz, me apartamentet që quhen “Avokati”, “Gjyqtari”, “Drejtori” dhe “I burgosuri”. Të tjerët janë konvertuar në qendra për azilkërkues, ku kanë mbetur pak ish-roje.

Dëshira për të ruajtur vendet e punës ka sjell një vendim të çuditshëm: “importimin” e të burgosurve nga Norvegjia e Belgjika. Shtatorin e kaluar Norvegjia nisi “dërgesën” e parë të të burgosurve në Norgerhaven. Drejtori është norvegjez, e rojat holandezë. Karl Hillesland thotë se regjimi në burgjet e Norvegjisë është bile edhe më liberal. Të burgosurve atje u lejohet të flasin për media, apo të shikojnë DVD. Dhe, synimi është që burgu të ngjajë me jetën në liri.

“Ka dallime në qasje, por në parim kemi të njëjtat pikëpamje”, ka thënë Hillesland.

Shumica e të burgosurve vullnetarisht lajmërohet për të shkuar në Holandë, sepse ushqimi dhe duhani janë më lirë aty. Ndërsa, atraksioni i ri është “Dhoma për Skype”! Kështu, polaku Michael, i dënuar në Norvegji, veç për Skype vendosi të shkonte në Holandë.

“Gruaja dhe djali s’mund të më vizitojnë, ndaj u përcaktova për këtu, për t’i parë e biseduar”, tha ai.

Çfarë do të ndodhë me burgun kur pas disa vitesh ikin norvegjezët? Rojat veç e dinë se një nga burgjet në veri do të mbyllet vitin e ardhshëm, po nuk e dinë se cili! /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori