Organizata terroriste ISIS, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Mançester, shkruan Indepedent.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë vrarë 22 persona dhe 59 tjerë janë plagosur, ku në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë, transmeton Telegrafi.


Shteti Islamik ka lëshuar një deklaratë në gjuhën arabe në të cilën lavdëron veprimin e kamikazit që terrorizoi Anglinë.

Evropa gjatë dy viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste siç ishte ai në Nice të Francës, Berlin, Paris e Bruksel, ku humbën jetën qindra persona të pafajshëm. /Telegrafi/

1 434

2 156

3 147

4 95

5 74

6 57

7 49

8 40

9 37

10 30

12

13

15