LAJMI I FUNDIT:

Shtetet nëpër botë po bëhen gati për zgjerimin e mundshëm të coronavirusit, deri më tani kanë humbur jetën 2.763 – të infektuar janë 80.970

Shtetet nëpër botë po bëhen gati për zgjerimin e mundshëm të coronavirusit, deri më tani kanë humbur jetën 2.763 – të infektuar janë 80.970

Shtetet nga e mbarë bota janë duke u bërë gati për çfarëdo zgjerimi eventual të coronavirusit, nga i cili deri më tani janë infektuar 80.970 dhe kanë humbur jetën 2.763.

Numri më i madh i të infektuarve në Evropë është në Itali, ku deri më tani kanë humbur jetën 11 persona dhe janë infektuar 300, e rastet e freskëta janë konfirmuar në Kroaci, Zvicër dhe Austri, transmeton Telegrafi.

Në Britani të Madhe dhe në shtetet tjera evropiane, nxënësit që kthehen nga ekskursionet këshillohen që për një kohë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, derisa janë paralajmëruar edhe të mos udhëtojnë për në Itali për shkak të coronavirusit.


Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se presin zgjerimin e epidemisë së coronavirusit dhe pikërisht për këtë kanë këshilluar kompanitë, autoritetet lokale dhe manxhmentin e shkollave që të shmangin tubimet dhe të ndërmarrin masa.

Shefja e qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve Nensi Mesoner, ka deklaruar se pritet që coronavirusi të zgjerohet tutje nëpër SHBA.

Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, ka paralajmëruar se në këtë vend do të mbyllen shkollat dhe do të anulohen aktivitetet sportive nëse vjen deri të zgjerimi e epidemisë së coronavirusit.

Deri më tani në këtë vend janë regjistruar 23 raste, e më të rejat janë  regjistruar në botë janë në Hong Kong, Tajlandë, Filipine dhe Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori