Platforma shtetërore, e-Kosova ka dhënë disa sqarime që mund t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë duke hasur në probleme teknike gjatë aplikimit për shtesat për nënat lehona dhe për shtesat për fëmijë.
Kjo platformë ka njoftuar se ditëve të fundit ka pranuar shumë kërkesa si rrjedhojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijë.
Një nga pyetjet e shpeshta që e-Kosova thotë se ka pranuar nga qytetarët është se si mund t’i ndryshojnë të dhënat, në rast se i kanë shënuar gabimisht.
“Të dhënat për numrin e telefonit dhe e-mail adresën mund t’i ndryshoni në profilin tuaj në e-Kosova”, thuhet në sqarim.
Nëse keni vështirësi, atëherë e-Kosova sugjeron që të shënoni kërkesën për ndryshim të të dhënave tek moduli “Ndihma” në platformë ose në email adresën ekosova@rks-gov.net.
“Fëmija im ka mbushur tre muaj dhe sistemi nuk më lejon të bëj aplikimin për shtesa për lehona? Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave aplikimi për shtesa për lehona duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës”.
e-Kosova ka dhënë një sqarim edhe për rastet kur gjatë aplikimit për shtesa për lehona shfaqet mesazhi “Kjo xhirollogari bankare nuk korrespondon me numrin tuaj personal”.
“Ju duhet të kontaktoni me bankën tuaj dhe të kërkoni që xhirollogaria juaj të raportohet si aktive në sistemin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë më shfaqet mesazhi “Të dhënat e fëmijës nuk përputhen me të dhënat e nënës në gjendjen civile” çfarë duhet të bëj?”
“Ju duhet të lajmëroheni në zyrën e Gjendjes Civile në komunën tuaj dhe të kërkoni që të bëhet ndërlidhja e numrave personal në mes të nënës dhe fëmijës. Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën? Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji”.
Për informata më të hollësishme rreth pagesave, e-Kosova thotë se duhet kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.
“Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona? Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20. Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë? Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në e-Kosova”.
“Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë xhirollogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare? Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen xhirollogari tjera”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Çmimet e vezëve vazhdojnë të rriten në BE - por cili shtet paguan më shumë?

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë