LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia në të cilën ka lindur Meghan Markle: Shtëpi e fëmijërisë së princeshës në Amerikë

Shtëpia në të cilën ka lindur Meghan Markle: Shtëpi e fëmijërisë së princeshës në Amerikë

Askush nuk ka mundur as të supozojë që vajza e vogël me emrin Meghan Markle, nga shtëpiza e thjeshtë me dy dhoma gjumi pas bulevardit të Hollywoodit, një ditë do të bëhet princeshë britanike dhe të jetojë në Pallatin e Kensingtonit në Londër

Në rrugën Vista Del Mar, Meghan Markle është shpërngulur në vitin 1991 për të jetuar me babanë e vet, Tomas, dhe ka vijuar shkollën e afërt, transmeton Telegrafi.

Deri atëherë ka jetuar me nënën Doria, meqenëse prindërit janë ndarë në vitin 1983.


Falë suksesit në televizion, pastaj edhe në festën planetare të cilën e ka përjetuar me martesën me princin britanik Hari, Meghan Markle sot tërheq vëmendjen me çdo veprim të saj.

Kështu edhe detajet nga biografia nxisin kureshtjen e të gjithëve, posaçërisht të atyre të cilët e duan “ëndrrën amerikane” dhe përrallën mbi martesën me princat, e cila – në rastin e Meghanit – është bërë realitet.

Si është dukur shtëpia nga fëmijëria e Meghanit të vogël shikojeni në galerinë e fotografive.

/Telegrafi/