Shtëpia më e shtrenjtë për shitje në Paris – pranë Kullës Eiffel dhe në pronësi të dy motrave misterioze të ‘një dinastie të pasur franceze’ (Foto)

Një rezidencë masive pranë Kullës Eiffel në Paris është në treg për 250 milionë euro, ose rreth 280 milionë dollarë.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është shtëpia më e shtrenjtë për shitje në Paris tani, sipas Kalinka Realty, e cila po shet shtëpinë me Sindex Development të Hong Kongut.
Shtëpia që ka më shumë se 113.000 metra katrorë hapësirë shtrihet në një hapësirë, në të cilën gjenden ambasada, ndërtesa të ministrive, muzeve dhe vendeve kulturore.
Rezidenca masive shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Seine, pranë pikës më të famshme të qytetit: Kulla Eiffel.
Çmimi kohët e fundit u rrit nga 220 milionë euro – rreth 246 milionë dollarë – për shkak të interesit të blerësve, veçanërisht në mesin e klientëve rusë, ka thënë Kalinka Realty për Business Insider.
Sipas Paris Property Group, një pamje e Kullës Eiffel mund të dyfishojë ose trefishojë çmimin e një prone.
Por brendësia dhe detaje tjera të shtëpisë mbeten një mister për publikun.
Rezidenca e pasur mbetet misterioze me përjashtim të atyre elitave që mund të jenë blerës potencial.
Madje, pronarët e rezidencës, siç thuhet, dy motra të moshuara që janë “përfaqësues të një dinastie të pasur franceze”, kanë ndaluar Kalinka Realty të publikojë fotot e brendshme dhe çdo hollësi tjetër rreth shtëpisë, tha kompania për Business Insider.
Nëse shtëpia shitet për çmimin e kërkuar prej 280 milionë dollarë, kjo do të ishte një nga shtëpitë më të shtrenjta ndonjëherë të shitura në botë.
Por kjo nuk do të thyej rekordin – madje as brenda Francës.
Kjo pasi që në vitin 2015, Mohammed bin Salman, princ i kurorës saudite i cili ishte në qendër të skandaleve të të drejtave të njeriut, si vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi, bleu një vilë të shekullit të 17-të në perëndim të Parisit për 300 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi
Incidenti në Miami ka ngritur pretendimet për praninë e alienëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker