Karoline Leavitt nuk e përmendi sulmin e Rusisë gjatë natës ndaj Kievit në deklaratën e saj hapëse, dhe në vend të kësaj trajtoi temat e brendshme të SHBA-së.

Por ajo është pyetur për sulmin, i cili ishte i dyti më i madh i Rusisë gjatë luftës, pasi hapi fjalën për pyetje.


Ajo thotë se Donald Trump nuk ishte "i kënaqur" dhe "nuk u habit" nga lajmi i sulmit.

"Këto janë dy vende që kanë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë", thotë ajo.

"Rusia nisi këtë sulm ndaj Kievit, dhe po ashtu, Ukraina kohët e fundit i dha një goditje rafinerive të naftës të Rusisë".

Leavitt shton se Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por këmbëngul se "udhëheqësit e dy vendeve duhet të duan që ajo të përfundojë gjithashtu".

Reagimi nis vjen pasi Moska nisi një nga bombardimet e saj më të mëdha brenda natës të konfliktit në Ukrainë, duke vrarë të paktën 17 persona në Kiev dhe duke dëmtuar misionin diplomatik të Bashkimit Evropian.

Si pjesë e përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-të, fuqitë perëndimore po diskutojnë aktualisht edhe se si të garantojnë sigurinë e Ukrainës nëse ndonjë marrëveshje armëpushimi hyn në fuqi.

Trump ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol në mbështetjen e çdo plani paqeruajtës evropian, por nuk do të vendosin ushtarë amerikanë në Ukrainë. /Telegrafi/