LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë nxjerr pamjet: Trump me ekipin e sigurisë, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak

Shtëpia e Bardhë nxjerr pamjet: Trump me ekipin e sigurisë, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë një fotografi të një takimi të presidentit Donald Trump me ekipin e tij të sigurisë, pasi Irani lëshoi disa raketa në drejtim të territorit të Irakut, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë gazetarja e CBS News, Norah O’Donnell ajo që ka postuar imazhin ndërsa ajo paralajmëroi një intervistë me zëvendës-presidentin Mike Pence të mërkurën në mbrëmje.

Siç thuhet më tej, fotografia tregon anëtarët kryesorë të takimit të ekipit të sigurisë së Trump.


Të gjitha fytyrat e tyre mund të shihen që kanë një shprehje serioze, dhe Trump i ulur në krye të tavolinës, duke treguar pak emocione me krahët e tij të kryqëzuar.

Në foto, përveç tjerëve janë Trump, Pence, Sekretari i Shtetit – Mike Pompeo, Sekretari i Thesarit – Steve Mnuchin, Sekretari i Mbrojtjes – Mark Esper, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare – Robert O’Brien, kryetari i dhe Shefi i Përgjithshëm i Shtabit – Gjeneral Mark Milley dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare – Joseph McGuire.

Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, përveç sulmeve me raketa, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori